Kapet me marihuanë dhe arrestohet

Është arrestuar një i dyshuar në Gjilan tek lagjja “Tregu i Gjelbër” për shkak se gjatë kontrollit të policisë tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Lloji i kësaj substance siç raporton PK ishte e llojit Marihuanë.
Sipas Policisë për të dyshuarin është dhënë urdhër tek prokurorit dhe ai lirohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/