Kapet me vula në banesë, hidhet nga ballkoni taksisti
Një taksist 55-vjeçar është hedhur nga ballkoni i katit të tretë me pranga në duar. Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së të shtunës, në Lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës, në pallatin prapa kishës së "Shën Harallambit" në këtë qytet. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 55-vjeçari Selman Lumani, ish-polic i prekur nga reforma, por që tani punonte si shofer taksie, është hedhur nga ballkoni i banesës së tij, pas një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu sarandjote.
Policia kishte informacion se 55-vjeçari mbante në banesë disa vula të institucioneve shtetërore dhe për këtë arsye Lumanit i është bërë kontroll në banesë. Taksisti ka qenë në Tiranë dhe është kapur në befasi kur në banesë, mes pjesëtarëve të tjerë të familjes, ka gjetur ekipin e policëve të krimit ekonomik. I vënë para provave, ai ka treguar se ku gjendeshin vulat dhe uniformat blu e kanë prangosur në moment. Në tentativë për t‘i shpëtuar vënies përpara drejtësisë, ai u ka thënë policëve se mbante dhe disa vula të tjera të fshehura në ballkon. Ata i kanë besuar dhe të prangosur e kanë lënë t‘i gjejë vulat e pretenduara. Ky ka qenë momenti kur ai ka "fluturuar" nga ballkoni dhe ka përfunduar fillimisht mbi një autoveturë të parkuar në rrugën poshtë pallatit, e më pas në asfalt. Menjëherë është njoftuar autoambulanca e spitalit, e cila e ka transportuar të plagosurin në urgjencë. Mjekët kanë konstatuar shumë fraktura në gjymtyrë e dëmtime në të gjitha pjesët e trupit, duke e konsideruar gjendjen e tij në rrezik për jetën. Bluzat e bardha kanë kërkuar transferimin e të plagosurit drejt Tiranës, gjë që është bërë e mundur me helikopter në orët e para të ditës së diel.
Mësohet se Lumani është prangosur edhe gjashtë vjet më parë, kur pas një kontrolli në banesë iu gjetën disa vula institucionesh shtetërore, por u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u provua veprimtaria e falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Selman Lumani ka shërbyer për disa vite, deri më 1997, si efektiv i Komisariatit të Policisë së Rendit në Sarandë e më pas u lirua për shkak të reformave. Vitet e fundit Lumani punonte në mënyrë të përditshme si taksist në linjën Sarandë-Janinë.