Kapet në Angli i shumëkërkuari për vrasje
11/06/2010 Vrau një shtetas në vitin 2002
ELBASAN- Fatjon Kapri është arrestuar nga policia angleze pas informacioneve të përcjella prej policisë së Elbasanit për vendndodhjen e tij. Kanë qenë pikërisht hetimet nëpërmjet metodave speciale që kanë sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së autorit të një vrasjeje të ndodhur në vitin 2002 të shtetasit Ylli Pepa, duke e goditur me thikë. Kjo ngjarje është regjistruar në Angli. Fatjon Paprri 31 vjeç lindur në Cërrik dhe me banim në lagjen “28 Nëntori” Elbasan është dënuar në prill të vitit 2002 me 22 vjet burg për vrasje me paramendim.
Burime zyrtare të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se nga informacionet e grumbulluara me ndihmën e Interpol Tiranës u bë e mundur sigurimi i adresës së saktë të tij në shtetin anglez dhe kapja nga organet policore angleze. Ende 31-vjeçari nuk është ekstraduar. Sipas policisë, është çështje procedurash dhe i riu pritet të jetë në Shqipëri brenda disa ditësh.