Vlorë, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, arrestohen 4 persona

hkatërrohet banda më e madhe e trafikut të lëndëve narkotike në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni të koduar "Hidra" janë arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për trafik droge.
Pas marrjes së një informacioni se një mjet lundrues i dyshimtë po afrohej nga territori Italian për në brigjet shqiptare në zonën e Himarës me një shpejtësi 7 milje në orë menjëherë efektivat e policisë kanë shkuar në gjirin e Himarës nga veprimet e menjëhershme të kryera në territorin e Jalës është arritur të konstatohet dhe të kapet një mjet lundrues tip skaf rreth 7 metra me motorr të fuqishëm 225 KWA, i cili ishte braktisur. Nga ndjekja dhe kërkimet e mëtejshme që janë kryer në territorin përreth është arritur të bëhet kapja e drejtuesit të Skafit.
Si rezultat i një hetimi 4 mujor i Drejtorisë së Polcisië Qarku Vlorë Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, për një grup kriminal me tendencën e Trafikut të lëndëve narkotike në lidhje me këtë rast është arritur të identifikohen në një kohë rekord dhe të bëhet arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Mario Bajram Gjata, vjec 37, lindur në Fier dhe banues në Vlorë i cili ishte personi që kishte sjellë skafin nga Italia në brigjet shqiptare për të ngarkuar lendën narkotike e cila do i dërgohej një organizate kriminale Italo-Shqiptare në Itali.
2. Artur Sihat Haxhiaj, vjec 26, banues në Himarë, dhe;
3. Artjol Sihat Haxhiaj, vjec 31, banues në Himarë, të cilët ishin perosnat që siguronin lëndën narkotike dhe bënin trasportin e saj nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në bregdet për llogari të një organizate Italo-Shqiptare pjesë e të cilës ishin edhe ata vet.
4. Arben Ilia Shtëmbari me gjeneralitete të ndryshuar në Ilia Prendi, vjec 43, banues në Vlorë i cili nga hetimet 4 mujore nga Prokuroria për Krimit e Rënda Tiranë, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Polciisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ishte organziatori i këtij grupi kriminal me tendëncën e trafikut të lëndëve narkotike.
Gjithashtu në kuadër të hetimeve të procedimit penal Nr. 22 të muajit Shkurt 2012 të Prokurorisë për Krimet Rënda me Prokuror z. Anton Martini dhe të Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë; ka rezultuar se shtetasi Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më datë 22 Prill 2012 në Itali ku janë arrestuar shtetasit Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj falë hetime të përbashkëta edhe me autoritet Italiane.
Po ashtu shtetasi Arben Shtëmbari është autor i një rasti gjobvënie të ndodhur në Prill 2012 në dëm të shtetasit D. B., në qytetin e Vlorës hetim ky i Prokurorisë për Krimit e Rënda Tiranë dhe, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Polciisë së Shtetit, Drejtorisësë Policisë Qarku Vlorë.
Prokuroria për Krimit e Rënda Tiranë, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë po heton në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese Italiane pasi grupi kriminal në fjalë dyshohet edhe për disa raste të tjera trafikimi ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë në kuadër të një hetimi të një organizate kriminale Italo Shqiptare.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
" 95 kg lëndë narkotike
" Një gomone me një motor të fuqishëm
" 3 automjete dhe
" 9 bidona 30 kg të mbushur me benzinë
Nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë është bërë diokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale dhe janë arrestuar në flagrancë të 4 shtetasit e mësipërm për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.