E Diel, 1 Nëntor 2026

Laporta hap derën për Dinjon dhe Eto‘o

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar për herë të parë se Ronaldinjo dhe Samuel Eto‘o mund të largohen nga skuadra katalanase gjatë merkatos verore. "Ronaldinjos i duhen sfida të reja dhe është normale që në fundin e një cikli lojtarët më thelbësorë të tij të largohen. Unë do të dëshiroja që ai të largohej me kokën lart, ashtu siç bëri Rajkard, pasi na ka dhuruar momente të lavdishme. Eto‘o? Ai është një lojtar që i qëndron besnik klubit, jep shumë dhe të bën të dashurohesh me të. Ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të ciklit dhe nëse do të largohet, duhet ta bëjë me krenari", tha Laporta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›