Sedorf: Na duhet një sulmues si Drogba
Milani, ndonëse nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, po mendon për fushatën e blerjeve për sezonin e ardhshëm, ku do të synojë titullin në Itali. Klarens Sedorf ka dashur t‘u japë një këshillë drejtuesve të klubit, duke shprehur admirimin për sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. "Mund të them se do të më pëlqente të kisha këtu Drogba. Ai është një sulmues i pabesueshëm, është tipi i lojtarit për të cilin kemi nevojë", tha mesfushori holandez. Drogba ka deklaruar prej kohësh se nuk është më i lumtur në Londër. "Nëse kjo është e vërtetë, atëherë klubi dhe lojtari duhet të gjejnë një zgjidhje", përfundoi mesfushori.