E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shtate hajduteve te pusetave ne rruge

Shtate persona jane kapur duke vjedhur pusetat ne nje lagje te Pogradecit dhe me akuza per nje seri vjedhjesh te kryera ne kete qytet. Pas hetimit nje javor Komisariati i Policise se Pogradecit ka finalizuar mbremjen e se enjtes operacionin e koduar Netet e ftohta duke vene ne pranga 28-vjecarin Olgert Mukollari banues ne lagjen nr. 4 ne Pogradec 22-vjecarin Nexhip Piperi 28-vjecarin Fadil Shuli 34-vjecarin Bledi Sinanllari 34-vjecarin Aurel Agolli banues ne fshatin Vreshtas te Korces 48-vjecari Xhevdet Spaho banues ne fshatin Vreshtas dhe 38-vjecari Leonard Mekshi banues ne fshatin Homesh ne qytetin e Pogradecit. Sipas te dhenave te policise lokale nje dite me pare mesohet se arrestimi i shtate personave u realizua ne momentin kur ata po vidhnin pusetat e ujesjelles-kanalizimeve ne lagjen nr. 1 ne Pogradec. Te arrestuarit akuzohen per vjedhjet e kabines elektrike ne fshatin Homesh te baneses se shtetases me iniciale A. Sh. ne qytetin e Pogradecit vjedhjen e nje sasie kablloje elektrike ne shetitoren Deshmoret e Pojskes si dhe ne fshatin Verdove te Pogradecit. Nderkohe gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e ketyre shtetasve u jane gjetur nje sasi prej 200 kg kabllo elektrike bakri dy cope troko dy kapake pusetash nje televizor si dhe disa pjese metalike bakri. Shtate te arrestuarit do te procedohen per veprat penale te vjedhjeve te kryera ne bashkepunim dhe per fshehje te sendeve te vjedhura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›