Para studenteve ne Prishtine Spahiu ne mbrojtje te kombesise
Numri dy i KLD-se vijoi edhe dje deklarimet nga Kosova per ceshtjen e kombesise. Kreshnik Spahiu ka deklaruar nga Prishtina se e drejta e kombesise eshte nje e drejte qe nuk mund te tjetersohet. Deklaraten e tij z. Spahiu e ka dhene gjate nje takimi me pedagoget dhe studentet e Universitetit te Prishtines. Qe ne hyrje te universitetit ambientet ishin mbuluar nga flamuj kuqezi ne duart e studenteve. Ne nje auditor te mbushur me qindra studente dhe pedagoge te cilet kishin dale ne mbeshtetje te nismave te fundit te Keshillit te Larte te Drejtesise zevendeskryetari Kreshnik Spahiu mbajti nje ligjerate juridike per kombin dhe shtetin e pare edhe ne kendveshtrim krahasues te koncepteve evropiane dhe nderkombetare. E drejta e kombesise eshte nje e drejte e cila nuk tjetersohet. Ajo nuk eshte nje vlere pasurore apo materiale por nje e drejte dhe vlere e etnologjise kultures dhe me interes publik e shoqeror. Askush nuk mund te shese apo dhuroje ndryshimin e kombesise madje as prinderit per femijen - deklaroi Spahiu. Me tej ai shtoi se regjistrimi mbi bazat e vetedeklarimit etnik dhe fetar mund te rrezikoje nxitjen e tensioneve te larta etnike e fetare jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajon. Regjistrimet e popullsise nuk jane plebishite popullore - tha me tej Spahiu. Ai shtoi se shqiptaret jane nje komb nje gjuhe nje kulture nje histori dhe kane nje te ardhme. E ardhmja e kombit shqiptar eshte integrimi ne Bashkimin Evropian. Prandaj Kosova dhe Shqiperia nuk mund te shihen shume larg jashte kesaj familje te perbashket. Shqiperia dhe Kosova kane qene se bashku ne te mire dhe ne te keqe. Ne brengosemi per cdo ngjarje apo fenomen negativ qe frenon stabilitetin dhe integrimin evropian qofte ne Shqiperi apo ne Kosove - vazhdoi Spahiu. Sipas tij cdo fenomen negativ le gjurme dhe ul reputacionin e Shqiptareve ne optiken e partnereve nderkombetar. Spahiu shpjegoi se nga keto ngjarje demtohet imazhi i te gjithe shqiptareve pavaresisht se ku jetojne ata. Eumlshte koha qe imazhi i miliona shqiptareve te jete mbi te gjitha mbi interesat e partive politike mbi interesat e ngushta personale - tha ne fund numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne perfundim te takimit pedagoge dhe studente te Universitetit te Prishtines inkurajuan zevendeskryetarin Kreshnik Spahiu dhe Keshillin e Larte te Drejtesise per kontributin e forte ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut parimeve kushtetuese dhe standardeve evropiane. Me pas delegacioni i Keshillit te Larte te Drejtesise u takua dje me drejtuesit e misionit EULEX ne Prishtine. Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise shprehu mirenjohjen per kontributin dhe rolin e EULEX-it si garanti i ndarjes se pushteteve dhe konsolidimit te shtetit ligjor ne Kosove. Nder te tjera perfaqesuesit e misionit EULEX shprehen vleresimin dhe rendesine e marrjes se pervojes dhe eksperiencave te Keshillit te Larte te Drejtesise ne Shqiperi.