Kapet në Kakavijë supergrabitësi i banesave
I riu u kap hyri nga Greqia në territorin shqiptar. Gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë pasi akuzohej si autor i disa vjedhjeve në fshatrat e Gjirokastrës.
GJIROKASTËR - Një 23-vjeçar nga fshati Mamaj i Tepelenës, i cili konsiderohet si një ndër grabitësit më të dhunshëm në jug të vendit tonë, u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në pikën kufitare të Kakavijës.
Burime nga policia e Gjirokastrës pohojnë se Sokol Rama, i shpallur në kërkim për grabitje, u kap rreth orës 04:00, sapo hyri nga Greqia në territorin shqiptar. Mësohet se i riu qarkullonte në shtetin fqinj me pasaportë me emër të rremë. Sokol Rama akuzohet si autor i disa vjedhjeve të kryera në fshatin Dhuvjan e Sofratikë të Gjirokastrës.
Më 12 qershor të këtij viti, Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë ndaj Ramës. Vendimi u mor në bazë të provave të mbledhura nga Prokuroria, që tregojnë se 23-vjeçari në bashkëpunim me djalin e xhaxhait, Artan Rama, një vit më parë në fshatin Dhuvjan kanë grabitur me dhunë banesat e shtetasve A.S. dhe F.A. Gjithashtu, Sokol Rama akuzohet se në mars të këtij viti, në bashkëpunim me Kristo Ruçin keqtrajtuan dhe më pas grabitën dy bashkëshortë të moshuar në fshatin Sofratikë.
(s.g/BalkanWeb)