E Diel, 1 Nëntor 2026

Lonçareviç-Muka: “Tirana vuan nga dëmtimet”



Dash Frashëri

Tirana nuk e ka nisur bindshëm e me forcën e kampiones në fuqi sezonin. Dy fitoret minimale me Skënderbeun (1-0) e Gramozin (1-0), të shoqëruara këto edhe me humbjen e javës së parë kundër Flamurtarit (1-3) në kryeqytet e kanë shqetësuar shumë trajnerin e bardhebluve, Ilija Lonçareviç. I mbërritur me bujë (e kontratë të majme financiare) në klubin me më shumë tituj në Shqipëri (24 kampionate të fituara), kroati dështoi në sprovën e tij ndërkombëtare, teksa Tirana u eliminua qysh në përballjen me skuadrën e parë kundërshtare, norvegjezët e Stabaekut, ku spikat humbja 4-0 në Norvegji.

PARALJMËRIMI
Trajneri 64-vjeçar hë për hë u është kënaqur pikëve të plota me skuadra e ardhura nga një kategori më poshtë, kjo nisur edhe nga mungesat e shumta që ka pasur skuadra. Gjithsesi, Lonçareviç paralajmëroi se nëse situata nuk do të ndryshojë, përsa i përket gjendjes së lojtarëve, atëherë do të jetë e vështirë të ndjekë hapin e kryesueseve, Dinamo e Besa, që në tri javët e para kanë arritur po aq fitore e bashkëkryesojnë Superligën me pikë të plota. Në fakt, Tirana do të përballet të shtunën pikërisht me kavajasit, një prej skuadrave që ka zhvilluar merkato të fuqishme, dhe për më tepër ka në bankinë, Shpëtim Duron, një ish-ndihmës i trajnerit të Kombëtares shqiptare, kroatit Oto Bariç. Bardhebluve do t’u mungojë përveç të zakonshëmve, Memelli, Muzaka, Devolli, Muka edhe portieri e kapiteni i skuadrës, Blendi Nallbani. Rekordmeni absolut përsa i përket kampionateve të aktivizuara, 25 të tillë, u ndëshkua me karton të kuq në takimin kundër Gramozit, çka mund të rezultojë një handikap për Tiranën përballë dy sulmuesve të fuqishëm të Besës, Daniel Xhafaj e Bledar Mancaku, që së bashku kanë shënuar 3 nga pesë golat e realizuar nga Besa.

KAPITENI
Devi Muka, kapiteni i Tiranës edhe pse i dëmtuar është shprehur se skuadra e tij ka luajtur mjaft mirë edhe pa të në fushë. Edhe vlonjati i bardhebluve, i mëshon faktit se 24-herë kampionët kanë vuajtur jo pak nga mungesat e lojtarëve të dëtmuar. Sipas ish-lojtarit të Kombëtares, dëmtimet e shumta kanë qenë shkaku kryesor i Tiranës që nuk e ka nisur si duhet kampionatin. “Këtë sezon nuk e kemi nisur mirë sezonin, sigurisht që nuk kemi më ata lojarë që kishim në Ligën e Kampionëve, pasi disa janë larguar dhe të tjerë janë dëmtuar. Kjo ndikuar direkt në lojën tonë. champions pasi disa jane larguar dhe disa te tjere jane te dëmtuar”, - tha kapiteni për “Ora Neës”. Muka shprehet se fitorja ndaj Gramozit ishte mëse e merituar dhe se skuadra po konsolidohet nga java në javë. Numri 10-të i Tiranës shton se ai do të jetë gati pas dy javëesh, duke lënë të nënkuptohet se kapiteni do të rikthehet në fushë për takimin ndaj Apolonisë, duke humbur kështu mundësinë për të qenë në sfidën e rëndësishme ndaj Besës në fundjavë. Devi ka luajtur gjithmonë një rol të dorës së parë te Tirana, madje edhe goli i vetëm në Ligën e Kampioneve në barazimin 1-1 kundër Stabaekut në “Qemal Stafa” mban firmën e tij. “Shpresoj se do të rigjej veten dhe formën. Do të jap më të mirën. Jam i bindur se Tirana edhe këtë sezon do të fitojë titullin kampion”. Një titull që do të ishte i 25-ti në historinë e bardhebluve, por që i duhet të luftojë fort me Dinamon që kërkon të 18-in e Besën që synon trofeun e parë të një kampionati.

SEZONI 2009-2010
Java 1
TIRANA-FLAMURTARI 1-3
Shënues: Arbër Abilaliaj

Java 2
TIRANA-SKENDERBEU 1-0
Shënues:: Blendi Nallbani

Java 3
GRAMOZI-TIRANA 0-1
Shënues: Arbër Abilaliaj

Fillimi i keq, ja pse
Kapllani ngroh stolin

Edhe pse u konsiderua nga trajnerët e Bundesligës 2, si skuadra kryefavorite për t’u ngjitur në Bundesliga 1, Augsburgu i Edmond Kapllanit nuk ka bërë paraqitjen e duhur. Pas pesë ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm 6 pikë, duke u renditur në vendin e 12-të. Sulmuesi shqiptar, i konsideruar si një nga blerjet cilësore, thuajse nuk është preferuar fare nga trajneri i Augsburgut, Jos Luhukay. Sipas gazetës “Augsburger Allgemeine”, arsyeja qëndron te paraqitja jo e mirë e futbollistit të Kombëtares në ndeshjen e parë të Bundesligës 1, të humbur me Energi Kotbusin. Qysh nga ai moment Kapllani ka ngrohur stolin. Ndeshja e ardhshme e Augsburgut është ajo kundër Hansa Rostokut.

Ari Han shpëton paq
nga gripi i derrit

Ari Han, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht tekniku i klubit kinez, Chonging Lifan, duket se i ka shpëtuar paq gripit të derrit, edhe pse ai ndodhet ende në karantinë mjekësore. “Me mua është gjithçka në rregull”, - tha Han. “Nëntë lojtarë prej grupit të infektuarve u izoluan nga pjesa tjetër dhe qëndruan në hotelin e klubit, ku secili ka dhomën e tij. Të martën u kryen edhe ekzaminimet e fundit me mua dhe besoj se të premten do të bashkohem me lojtarët dhe të nis stërvitjen me lojtarët”.

16 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›