Western Union prezanton kartën Gold, përfitime shtesë për klientët
Përmes kartës Gold klientët që dërgojnë apo tërheqin para me Western Union do të mund të përfitojnë oferta speciale dhe dhurata të ndryshme, duke i dhënë vlerë cdo transaksioni e duke shkurtuar kohën e procesimit të tij.
TIRANE- Western Union prezanton produktin më të ri, kartën Gold, me qëllim shtimin e përfitimeve për klientët e saj. Përmes kartës Gold klientët që dërgojnë apo tërheqin para me Western Union do të mund të përfitojnë oferta speciale dhe dhurata të ndryshme, duke i dhënë vlerë cdo transaksioni e duke shkurtuar kohën e procesimit të tij.
Unioni Financiar Tiranë dhe Western Union kanë përmbyllur marrëveshje me mjaft komani në Shqipëri, prej të cilave anëtarët e kartës Gold do të përfitojnë ulje cmimesh dhe produkte e shërbime të ndryshme, pasi të kenë regjistruar një numër të caktuar transaksionesh në kartën e tyre Gold. Në fazën e parë që ka nisur në 15 korrik, karta Gold i është ofruar klientëve të saj në Tiranë , ndërsa faza e dytë parashikon ofrimin e këtij produkti tek të gjithë klientët e Western Union.
Kompania Western Union është lider në segmentin e transfertave të parave në pagesat globale.
(e.n/BalkanWeb)