Milani i falet Inzagit, fitojnë Mançesteri e Reali
GRUPI A
Juventusi nuk e fitoi dot duelin me një tjetër skuadër franceze, Bordonë. Bardhezinjtë shënuan të parët në Torino me anë të Jakuintës (63’), por dymbëdhjetë minuta më pas barazoi Plasil (75’). Po në grupin A, pas një pjesë të parë pa gola në Tel Aviv, Bajerni shpërtheu në të dytën, duke shënuar 3 herë në portën e Makabi Haifa. Van Byten në të 64’ dhe një dopjetë e Mylerit brenda tri minutash, 85 e 88. i siguruan një fitore të rehatshme gjermanëve të drejtuar nga Luis van Gal.
GRUPI B
Milani mposhti në Marsejë ish-skuadrën e Lorik Canës, me rezultatin 2-1, falë një goleadori race si Filipo Inzagi, që gjeti dy herë portën e Olimpikut (28’ e 74’), duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të realizuar nga francezët me anë të Heinze (49’). Reali i Madridit fitoi bindshëm me modestët zviceranë të Zyrihut (2-5), një një ndeshje të dominuar plotësisht nga “mbretërorët” spanjollë në pjesën e parë edhe pse luanin në transfertë. Për 9-herë kampionët e Europës serinë e golave e çeli Kristiano Ronaldo në minutën e 27-të, ndërkohë që Raul dyfishoi shifrat shtatë minuta më pas. Për të kompletuar shifrat 0-3 të pjesës së parë mendoi Higuain, i cili realizoi në të 45’. Çudia zvicerane ndodhi në pjesën e dytë, kur brenda dy minutash shënuan dy gola: fillimisht me anë të Margairaz më penallti (64’) e nj minutë më pas me anë të Aegerter (65’).
GRUPI C
Një gol i realizuar në pjesën e dytë nga Pol Skols (77’) i dha tri pikë të çmuara Mançester Junaitid në “ferrin” e Stambollit përballë vendasve të Beshiktashit. Kampioni i Gjrmanisë, Volfsburgu shkatërroi 3-1 CSKA-në e Moskës. Heroi i takimit ishte braziliani Grafite, i cili realizoi të tre golat për gjermanët, njëri prej tyre me penallti. Golin e nderit për formacionin rus e shënoi Dzagoev (76’)
GRUPI D
Çelsi fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Porton, falë golit të francezit Nikolas Anelka (49’). Porto e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pasi Fernando u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të. Apoel i Altin Haxhit e përballoi me sukses aventurën e parë në Ligën e Kampioneve, duke regjistruar një barazim 0-0 me Atletikon e Madridit në Spanjë. Mesfushori shqiptar luajti gjatë gjithë takimit.
LIGA E KAMPIONEVE
15.09.2009, 20:30
Ndeshjet
Grupi A
Bajern Munih
Juventus
Bordo
Makabi Haifa
Juventus-Bordo 1-1
Makabi H.-Bajern M. 0-3
Grupi B
Mançester Junaitid
CSKA Moskë
Beshiktash
Volfsburg
Beshiktash-Mançester J. 0-1
Volfsburg-CSKA Moskë 3-0
Grupi C
Milan
Real Madrid
Marsejë
Zyrih
Marsejë-Milan 1-2
Zyrih- Real Madrid 2-3
Grupi D
Çelsi
Porto
Atletiko Madrid
Apoel
Çelsi-Porto 1-0
Atletiko-Apoel 0-0
16.09.2009
Ndeshjet
Grupi E
Liverpul
Lion
Fiorentina
Debreçen
Liverpul-Debreçen
Lion-Fiorentina
Grupi F
Barcelona
Inter
Dinamo Kiev
Rubin Kazan
Inter-Barcelona
Dinamo Kiev-Rubin K.
Grupi G
Sevilja
Rejnxhërs
Shtutgart
Unirea Urziceni
Shtutgart-Rejnxhërs
Shtutgart-Unirea Urz.
Grupi H
Arsenal
AZ Alkmar
Olimpiakos
Standard Liezh
Olimpiakos-AZ Alkmar
Standard L.-Arsenal
16 Shtator 2009