E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Rinas i kërkuari për vrasje

• MIRDITE - Arrestohet i dënuari me 20 vjet burg për vrasje. Besnik Lekgega, u ndalua nga policia e Rinasit, pasi kërkohej si autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mirditë 5 vjet më parë.Sipas burimeve zyrtare, Lekgega është munduar që nëpërmjet një pasaporte që mbante emrin Maksim Lekgega të udhëtonte drejt Italisë. Por, policia ka mundur të sigurojë informacionet dhe të vërë në dijeni komisariatin e Rinasit. Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e tij brenda ambienteve të aeroportit, duke i komunikuar vendimin e arrestit. Burime të Policisë së Mirditës bëjnë të ditur se Lekgega akuzohet për vrasjen e Vlash Kokës, në vitin 2003, në dalje të qytetit të Rrëshenit. Autori dhe viktima, të dy nga fshati Përlat i Epërm i Mirditës janë zënë për shkak të një vendi në furgonin e linjës. Zënia e vendit të parë në furgon nga ana e Kokës ka shkaktuar irritimin e Lekgegës dhe pas zënies me grushte, ky i fundit ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe e ka qëlluar disa herë deri në vdekje. Që prej asaj kohe, Lekgega ishte në kërkim nga policia dhe për të mos rënë në gjurmët e saj qëndronte i fshehur. Kjo, deri në momentin kur policia ka mësuar mbi lëvizjen e tij për t'u arratisur, i ndihmuar nga një pasaportë false.                       r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›