Shoqata e Gjyqtarëve: Ligji i ri regres
• Shoqata e Gjyq-tarëve pozicionohet kundër projekt-ligjit për gjyqësorin.Fatos Mahmutaj Në një deklaratë për shtyp dje, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Manjola Bejleri pohoi se jo vetëm që ky ligj nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve të mëparshme të drejtësisë, por ka sjellë regres. Sipas gjyqtarëve janë 15 problemet e pazgjidhura të këtij ligji dhe ato që e bëjnë atë jo të pranueshëm. Gjatë konferencës së djeshme në ambientet e hotel "Tirana-International", pasi analizuan të gjitha problemet e ligjit, gjyqtarët thanë se janë më tepër se 15 klauzola të tij që nuk i shërbejnë reformës në drejtësi apo qëllimit të deklaruar nga hartuesit e këtij drafti. Sipas tyre ky projektligj duhet të parashikonte rritjen e mëtejshme të garancive për një gjyqësor të pavarur, përmirësimin e imazhit dhe forcimin e autoritetit të tij në sytë e qytetarëve, gjë që nuk e ka bërë. Duke dalë në konkluzionin se ky projektligj nuk është në variantin më të mirë për të reformuar drejtësinë, Shoqata e Gjyqtarëve, pohoi dje se i bënte sërish thirrje deputetëve që t'i shërbejnë realisht reformave duke miratuar ligje që rrisin garancitë për pavarësinë e gjyqësorit, integritetin e tij dhe jo kundër interesave të gjyqtarëve dhe publikut.KancelariShoqata konsideroi si hap prapa për zhvillimin apo reformimin e gjyqësorit faktin që administrata gjyqësore të emërohet apo shkarkohet nga kancelari. "Kujtojmë se ky i fundit emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë. Si kancelari ashtu dhe administrata gjyqësore janë në shërbim të gjyqtarëve dhe jo Ministrisë së Drejtësisë", pohoi kryetarja Bejleri, e cila më tej tha se: "Mbikëqyrja e hedhjes në short të çështjeve gjyqësore nuk mund të jetë kompetencë e kancelarit sepse për nga niveli hierarkik ky, nuk mund të marrë vendime kundrejt një gjyqtari lidhur me procedurat e shortit". Kjo, sipas saj është një veprimtari administrative qe duhet të mbikëqyret nga kryetari i gjykatës dhe kancelari të ketë një rol ndihmës. Gjithashtu, nuk parashikohet ankimi në rastet e shkeljeve të procedurave të shortit, i cili është një vakum edhe i ligjit aktual. RegresiNë draftin "Për gjyqësorin", të dërguar në parlament nga qeveria shihet si regres parashikimi si mase disiplinore ndaj gjyqtarit, i dërgimit për një deri në dy në një gjykatë të së njëjtit nivel, jashtë rrethit gjyqësor ku është emëruar. Kjo sipas shoqatës diskriminon pozitën e qytetarit në raport me dhënien e drejtësisë. "Qytetari dhe ligji duhen trajtuar në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit", tha Bejleri. Më tej ajo pohoi se është rënduar përtej një limiti të arsyeshëm kohor afati i parashkrimit të ndjekjes së masës disiplinore për gjyqtarin nga 3 në 5 vjet. "Kontrolli ndaj gjyqtarëve nuk duhet bërë për efekte ndëshkuese por parandaluese. Parashikime të tilla bëhen në Kodin Penal për krimet me dënim deri në 5 vjet.Probleme Sipas shoqatës, është gjithashtu shumë i rëndë afati 2 vjet i parashkrimit të masës disiplinore "të lehtë" në raport me të gjithë administratën shtetërore që e ka 6 muaj", pohoi Bejleri. Ankimi i gjyqtareve për masat e tjera disiplinore të marra nga KLD, nuk mund të gjykohen nga Gjykata e Apelit, e cila gjithashtu kontrollohet nga KLD. Për të shmangur njëanshmërinë dhe garantuar pavarësinë në marrjen e këtij vendimi, ankimi kundër të gjitha masave disiplinore që vendosen nga KLD ndaj gjyqtarëve, duhet të gjykohet nga Gjykata e Lartë. Në fund shoqata ngriti edhe njëherë problemin e kualitetit të dy inspektorateve, për kontrollin e gjyqësorit, atij të KLD-së dhe atij të Ministrisë së Drejtësisë. ndërkohë sipas tyre nuk bëhet rregullimi i duhur për karrierën e gjyqtarëve dhe pagat e tyre si dhe nuk është bërë asnjë reformim lidhur me administratën gjyqësore. Vërejtjet e gjyqtarëveNuk ka vizion pozitiv për të ardhmen me qëllim rritjen e pavarësisë së Gjyqësorit nga Ekzekutivi, pasi mbetet dualizimi i kompetencave të Inspektoratit të KLD-së e atij të Ministrisë së Drejtësisë.Nuk bëhet rregullimi i duhur për karrierën e gjyqtarëve dhe pagat e tyre. Nuk është bërë asnjë reformë lidhur me administratën gjyqësore. Nuk është ndryshuar baza e pagës së gjyqtarëve të Faktit e Apelit në raport me pagën e kolegëve të Gjykatës së Lartë.Konsiderohet përpjekje e pamjaftueshme rritje e pagës së gjyqtarit të Faktit me 2% në vit pas 5 vjet vjetërsie dhe 2% në vit pas 15 vjet vjetërsie për gjyqtarin e Apelit.Drafti nuk parashikon nëse për gjyqtarët do të konsiderohet apo jo vjetërsi në punë për efekt karriere dhe page, periudha e shërbimit si ndihmës gjyqtar.Janë shumë të pakta parashikimet për karrierën e gjyqtarëve si dhe nuk parashikohet e drejta e gjyqtarit për t'u ankuar në rastin e mos ngritjes së tij në karrierë.Nuk parashikohet si kriter për përzgjedhjen e krerëve të gjykatave, mendimi i komunitetit ku ai do të ushtrojë detyrën.Nuk është bërë asnjë lloj përmirësimi lidhur me administratën gjyqësore, e cila është pa status të veçantë. Në projektligj parashikohet se: "Statusi, organizimi dhe funksionimi i administratës gjyqësore, do të jenë pjesë përbërëse e këtij ligji". Mbikëqyrja e hedhjes në short të çështjeve nuk mund të jetë kompetencë e kancelarit sepse për nga niveli hierarkik që ka një kancelar, nuk mund të marrë vendime kundrejt gjyqtarëve lidhur me procedurat e shortit. Kjo veprimtari duhet të mbikëqyret nga kryetari i gjykatës dhe kancelari të ketë rol ndihmës.Nuk parashikohet ankimi në rastet e shkeljeve të procedurave të shortit, i cili është vakum edhe i ligjit aktual.Parashikimi si masë disiplinore ndaj gjyqtarit: Dërgimi për një deri në dy vjet në një gjykatë të së njëjtit nivel, jashtë gjykatës ku ndodhet diskriminon pozitën e qytetarit në raport me dhënien e drejtësisë. Eshtë rënduar përtej një limiti të arsyeshëm kohor afati i parashkrimit të masës disiplinore për gjyqtarin nga 3 në 5 vjet.Kontrolli ndaj gjyqtarëve nuk duhet bërë për efekte ndëshkuese por parandaluese. Gjithashtu është shumë i rëndë afati 2 vjet i parashkrimit të masës disiplinore "të lehtë" në raport me gjithë administratën shtetërore që e ka 6 muaj.Ankimi i gjyqtarëve për masat e tjera disiplinore të marra nga KLD, nuk mund të gjykohen nga Gjykata e Apelit, e cila gjithashtu kontrollohet nga KLD. Për të shmangur njëanshmërinë dhe garantuar pavarësinë në marrjen e këtij vendimi, ankimi kundër të gjitha masave disiplinore që vendosen nga KLD ndaj gjyqtarëve, duhet të gjykohet nga Gjykata e Lartë.