Demet ne bujqesi vleresohen 560 milion
Ne 8 njesi te qeverisjes vendore te qarkut te Shkodres duke filluar nga dita e nisjes se verifikimit te demeve ne bujqesi jane verifikuar rreth 636 fermer dhe deri me tani eshte nxjerre nje mesatare e vleres se demit per familjet qe kap shifren e 88286 leke. Ose nje cmim ne total i demit prej 56.150.120 leke ne 8 njesi te qeverisjes vendore ne gjithe qarkun e Shkodres te prekura nga permbytjet e muajit dhjetor. Grupet e verifikimit te cilet kane nen mbikeqyrje verifikimin dhe vleresimin e demeve te shkaktuar ne Bujqesi dhe blegtori gjate permbytjeve te muajit dhjetor kane nxjerr deri tani nje tabele te demeve ne keto zona. Nderkohe mesohet se njesite e prekura jane Komuna Dajc komuna Gur i Zi Komuna Bushat Velipoje Bashkia Shkoder Ana e Malit Berdica dhe Rrethina. Keshtu vendimi i Keshillit te Ministrave per ngritjen e komisioneve hetimore ka zbardhur edhe listen e cmimeve per kulturat e demtuara per kafshet si dhe per makinerite bujqesore. Gjithashtu vendimi i Keshillit te Ministrave sakteson qarte edhe afatin e perfundimit te evidentimit te demit qe eshte 20 dite pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi. Keshilli i Qarkut Shkoder grumbullon dosjet dhe sheh nese ka leshime dhe parregullsi dhe kerkon per riparimin e tyre. Pas ketyre veprimeve menjehere kalojne per miratim ne Keshillin e Ministrave te fatures se demit. Vlera e dale nga perllogaritjet i kalon cdo familje te demtuar. E njejta procedure ndiqet edhe per grupet e tjera te verifikimit te demeve.