Kapet në banesë me 23 kg heroinë dhe armë, 63 vjecari
MAMURRAS- Forcat e policisë kanë sekuestruar sot në banesën e një shtetasi në Mamurras 23.5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate të Drejtorisë së përgjithshme të policisë e cila sqaron se lënda narkotike u zbulua pas një informacioni rutinë dhe pas verifikimit të tij në bashkëpunim edhe me strukturat vendore policore u gjet sasia e drogës.
Sasia prej 23 kilogramë e 510 gram lëndë narkotike e llojit heroinë u gjet në banesën e shtetasit 64 vjecarit Hamit Doçi, banor i qytetit të Mamurrasit. Policia sqaron gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë tip Bereta, një armë gjahu po e tipit Bereta, respektivisht me nga 4 dhe 20 fishekë.
Ndaj shtetasit Hamit Doçi është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë. Ende nuk dihet nëse zotëruesi i lëndës narkotike është pjesë e ndonjë rrjeti trafikantësh dhe cili ka qënë destinacioni i drogës. Policia nuk jep të dhëna gjithashtu, as për burimin e drogës.
(m.a/News24/BalkanWeb)