E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shperthime me eksploziv ne mesnate

 Dy shpërthime me eksploziv por pa të lënduar në njerëz janë regjistruar në orët e vona të natës në Shkodër dhe Fushë Krujë . Në Shkodër është hedhur lënda plasëse në oborrin e shtëpisë së shtetasit Ndoc Leka 41 vjec punonjës i Komunës Shllak, në detyrën e ndihmës financierit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen 3 herojtë e Shkodrës. Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e tre automjeteve të cilat ishin parkuar aty pranë, nje Range Rover, nje Mercedes Benz dhe nje Golf. Në vend ngjarje kanë mbërritur grupi hetimor i drejtorisë së policisë së qarkut Shkodrës të cilët po punojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar autorët të kryejne një veprim të tillë. Nga njëra anë policia e Shkodres ka ngritur disa pista, e para që ka të bëjë me detyrën zyrtare të 41 vjeçarit Ndoc Leka, ndërsa pista tjetër ka të bëjë me ndonjë zënkë të çastit mes tij dhe autorëve të mundshëm. Banorët e shtëpisë në momentin e shpërthimit kanë qenë në gjumë. Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar në njerëz vetëm dëmë materiale. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar edhe ne qytetin e Fushë Krujës në një lokal lojërash të kompanise Admiral. Sipas policisë sasia e tritolit ka qenë rreth 200 gramë dhe tritoli ishte i vendosur tek gjeneratori që furnizonte me energji këtë lokal. Nga shpërthimi i lëndes eksplozive nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Policia ka rrethuar zonën ku ka ndodhur shpërthim1 dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Vetëm para 5 ditësh një sasi tritoli është vendosur rreth 20 metra ngjitur me këtë lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›