Konferencë për transformimin e forcave të armatosura

Ndihmësi i Shefit të Shtabit të ACT-së (Komanda e NATO-s për Transformim), i cili po merr pjesë në Konferencën e Pestë për Integrimin e FA në strukturat e NATO-s, e cila po zhvillohet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), është shprehur se progresi i bërë gjatë tre viteve të fundit është shumë i madh.
“E vlerësoj mbështetjen tuaj të madhe në këtë punë të rëndësishme dhe do të doja t’ju falënderoja shumë për integrimin dhe mbështetjen e madhe që më dhatë gjatë përgatitjes për këtë konferencë. Duke marrë parasysh pozicionin tim në NATO do të doja gjithashtu të falënderoja Shqipërinë për kontributin kombëtarë të dhënë në operacionet e NATO-s dhe në veçanti në misionet aktuale në Afganistan. Në tre vitet e fundi ju keni bërë shumë progres në fushën e integrimit dhe duhet të jeni krenar për çka është arritur deri tani”, u shpreh gjeneralmajor Jon B. Lilland.
Duke folur për bashkëpunimin dhe ndihmën që kanë dhënë vendet anëtare të NATO-s dhe ato partnere për Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh: “Ne vlerësojmë me të vërtetë ndihmën që vendet tona aleate dhe partnere japin për Forcat tona të Armatosura, në të gjitha fushat e integrimit, si në drejtim të doktrinave, aftësive ushtarake ose inkuadrimin strukturor. Integrimi ka qenë dhe mbetet një proces kompleks, i cili ka marrë një përkushtim shumë të madh të Burimeve Njerëzore. Megjithatë, ne jemi shumë krenar për progresin që kanë arritur Forcat e Armatosura në këto tre vitet e reformave të përshkallëzuara”.
Ministri Imami theksoi se janë hedhur disa hapa shumë të rëndësishëm që nga Konferenca e vjetshme e ACT. “Këtu më lejoni të nxjerrë në pah punën në shqyrtimin e Mbrojtjes Strategjike, Planifikimin e Mbrojtjes, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Standardizimin, Edukimin dhe Trajnimin, Legjislacionin, Demilitarizimi i municioneve të tepërta, etj. Shqyrtimi i disa dokumenteve të tjera të rëndësishme strategjike si: Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Kombëtare Ushtarake do të vazhdojë paralelisht me rekomandimet nga procesi SDR”, tha Imami.
Ministri i Mbrojtjes shprehu gjithashtu bindjen se FA Shqiptare janë të gatshme për të përmbushur shumicën e kërkesave të NATO-s në një mënyrë shumë mirë të menduar dhe racionale, që e bënë më të lehtë zhvillimin e programit të punës dhe ngritjen e linjave të qarta kohore për zbatimin e paketës së re të Mbrojtjes së Zgjuar, “Smart Defence”, në përputhje me kushtet e vendosura në Samitin e Çikagos.
“Vitin e kaluar ne kemi punuar seriozisht me projektet që do të bien në kuadrin e Mbrojtjes së Zgjuar, me qëllim të identifikimit të projekteve të rëndësishme për FA dhe për bashkëpunimin rajonal, ku një vëmendje të rëndësishme i kemi kushtuar edhe ideve të diskutuara me gjeneralin Abrial, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Shqipëria dhe vendet tona fqinje në rajon duket se ndajnë interes të përbashkët në fusha të tilla si të mbikëqyrjes dhe ruajtjes në detin Adriatik, mbikëqyrjen e ajrit dhe projektet rajonale në emergjencat civile, në të cilin ne jemi të përqendruar plotësisht”, është shprehur Imami.
Ndihmës shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Transformim (ACT-së), gjeneralmajor Jon B. Lilland, tha se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura kanë bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të integrimit të saj në NATO. “Unë jam tepër i lumtur që në Konferencën e Pestë të Integrimit të FA në NATO, vendi juaj ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të konsolidimit dhe integrimit të plotë në NATO. Gjej rastin këtu të shpreh mirënjohjen time të thellë, si dhe gatishmërinë për t’ju mbështetur në çdo reformë që do të ndërmerrni, në kryerjen e seminareve, trajnimeve e stërvitjeve të përbashkëta me vendet aleate dhe partnere, me qëllim që FA Shqiptare të konsolidohen tërësisht në NATO”. /Start/
2012-06-27 16:19