Nuk miratohet fondi i ndihmës për përmbytjet
Precedenti
Mos e fusnin kot në rendin e ditës fondin për solidarizim për zonat e përmbytura, pasi nuk kam para të jap”, tha kryebashkiaku Sejdini, teksa është kërkuar diskutimi dhe miratimi i kësaj pike të vendosur në rendin e ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak. Në fakt, askush nuk e ka kundërshtuar fondin e ndihmës për Shkodrën, përkundrazi, të gjithë këshilltarët kanë qenë për rritjen e fondit të kësaj ndihme. Por ajo është kundërshtuar më së shumti nga këshilltarët e majtë, në mungesë të miratimit të buxhetit. “Nga mund të gjenden paratë për fondin në fjalë, që unë e kam propozuar vetë, përderisa nuk u miratua buxheti”, tha Sejdini.
#