Kërkohej për armëmbajtje pa leje, kapet një 43-vjeçar
Kërkohej për armëmbajtje pa leje, kapet nga policia e Shkodrës një 43-vjeçar. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se është ndaluar Artur Puka, 43 vjeç, banues në lagjen "S.Halili", të këtij qyteti. Të njëjtat burime saktësojnë se ndalimi i tij është bërë pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka shpallur fajtor për veprën e "armëmbajtjes pa leje", duke e dënuar me 8 muaj heqje lirie. Mësohet se pas shpalljes së vendimit, është kërkuar prej Policisë së Shkodrës kapja dhe prangosja e 43-vjeçarit, për vuajtjen e dënimit.
Ar.Ho.
Ar.Ho.