E Diel, 1 Nëntor 2026

Brezi i dyte i emigranteve ne fondin e krizes sociale ne Greqi

Eda Gemi

"Keto nuk mund te ndodhin, ketu, tek ne!" eshte shprehja qe degjohet pothuajse stereotipikisht kur dicka e jashtezakonshme ndodh jashte "portes" sone. Kur te uriturit dolen nga favelat dhe dogjen qendren e Rio de Zhanejros, Amerikanet nuk u shqetesuan, sepse nuk kishin...favela. Kur zezaket e getove e dogjen Los Anxhelin, Francezet nuk u shqetesuan, sepse mendonin se Evropa sociale nuk vuan nga racizmi. Dhe kur periferite e Parisit moren flake, Greket nuk kishin pse te shqetesoheshin, ne Greqi nuk ekzistojne geto emigrantesh: "Ne jemi shoqeri e dhembshur dhe mikpritese (jo si ca te tjere qe i hedhin emigrantet ne det) dhe per me teper ketu nuk ekzistojne forca politike me ideologji raciste te kristalizuar", ishte argumenti tejet i perdorur ne diskursin kryesisht mediatik. Por ja qe zhvillimet e fundit politike dhe sociale ne Greqi pergenjeshtruan vleresimet e mesiperme. Rezultatet e zgjedhjeve te vitit 2004 bene te mundur futjen ne Parlamentin Grek te nje partie ekstremiste te djathte te quajtur LAOS. Konfliktet e dhunshme qe u shenuan para disa muajve midis grupeve emigrantesh (kryesisht Afrikane) ne "zemer" te Athines si dhe shperthimi i revoltes masive rinore qe ndoqi vrasjen e djaloshit 15 vjecar te Shtunen e kaluar nga policia, vertetuan, si asnjehere, se te mbyllesh syte perpara nje realiteti nuk do te thote se ai nuk ekziston...

Projektligji per Statusin e Brezit te Dyte te Emigranteve

Pikerisht ne momentin kur jashte Parlamentit Grek demonstronin mijera femije dhe te rinj. Midis tyre dhe femije emigrantesh, nxenes shkollash. Parlamenti Grek votoi projektligjin, i cili, ndermjet te tjerave, parashikon rregullimin e statusit te femijeve te emigranteve qe kane lindur ne Greqi. Konkretisht, ne nenin 41 paragrafi 7 parashikohet qe: "Femijet e shtetasve te vendeve te treta, te cilet linden ne Greqi, dhe prinderit e te cileve vazhdojne te jene te ligjshem, pasi kane mbushur moshen 18 vjec dhe pasi kane kryer studimet perkatese ne ciklin fillor dhe te mesem, marrin, me vendim te Sekretarit te Pergjithshem te Rajonit, statusin e rezidentit afatgjate (long term rezident)". Sipas direktives se B.E. dhe sic ajo u adoptua ne ligjin perkates te emigracionit, statusin e qendrimit afatgjate (5 vjecar) mund ta perfitojne te gjithe ata emigrante te brezit te pare qe jane me qendrim te ligjshem ne Greqi te pakten pese vjetet e fundit dhe qe disponojne te ardhura te mjaftueshme dhe pune te sigurt. Parashikohet, gjithashtu, te njohin gjuhen Greke dhe te kene njohuri baze te kultures dhe historise se Greqise. Ne nivel politik, marrja e ketij statusin jep te drejten e votimit ne zgjedhjet per qeverine vendore.

Sic mund te jete e vetekuptueshme, dhenia e nje statusi te tille perreth 200.000 femijeve te emigranteve - 60% e te cileve jane Shqiptare - qe kane lindur, rritur dhe studiuar ne Greqi, nuk shenon ndonje hap pozitiv ose mire nuk shenon asnje hap. Megjithe kerkesat e vazhdueshme te organizatave te emigranteve dhe te partive te majta te opozites per dhenien e nenshtetesise Greke femijeve te emigranteve nga momenti qe ata mbushin moshen 18 vjec, qeveria insistoi ne adoptimin e statusit te mesiperm. Madje dhe Avokati i Popullit Grek ka theksuar se riformulimi i Kodit te Nenshtetesise Greke ne drejtimin e njohjes se te drejtes se nenshtetesise tek te huajt te cilet kane lidhje shumevjecare dhe te qendrueshme me Greqine, shfaqet gjithmone e me shume i domosdoshem. Greqia eshte nje nga vendet e pakta te BE qe mban akoma ne fuqi kodin e nenshtetesise Greke te bazuar ne te drejten e gjakut (ius sanguinis). Tregues, gjithsesi, i mentalitetit mbizoterues eshte paragrafi ne parathenien qe shoqeron projektligjin, sipas te cilit "me dispozitat e propozuara i jepet kujdes i vecante rregullimit te statusit femijeve te shtetasve te vendeve te treta, te cilet linden ne Greqi, me qellim qe te sigurohet qendrimi pa pengese i tyre, dhe te realizohet me sukses integrimi social i tyre". Pra, e thene ndryshe, qeveria e konsideron ligjin si mase per integrimin e femijeve te emigranteve. Domethene keto femije qe linden dhe u rriten ne Greqi, qe u shoqerizuan sipas modelit social Grek, qe studiojne ne shkollat Greke, qe e flasin gjuhen greke me mire se gjuhen e nenes nuk jane te integruar ne shoqerine Greke?! Ku, valle, mund te jene te integruar? Ne shoqerine e vendit te prejardhjes ku kane shkuar vetem per pushimet verore ose nuk kane shkuar kurre? Shumekush mund te pyese: si mund te arrihet kohezioni social - shprehje qe aq shume predikohet kohet e fundit - dhe ne fund te fundit ne interes te kujt eshte ndarja e brezit te ri ne vendas, rezident afatgjate dhe emigrante ekonomik?! Ështe krejtesisht jashte realitetit dhe do te guxoja te thoja vetevrasese nga pikepamja sociale, krijimi i kategorive te ndryshme qytetaresh apo "rezidentesh" te destinuar per qendruar ne kufijte e shoqerise, pothuajse te perjashtuar.

Reagimet...

Jane karakteristike reagimet e emigranteve Shqiptare ne lidhje me zhvillimet e fundit rreth brezit te dyte te emigranteve. Meri, studente ne Universitetin e Athines, e vendosur ne moshen 5 vjec ne Greqi, u shpreh se "e konsideron krejtesisht absurde t'i mohojne te drejten e te qenit qytetare me te drejta dhe detyrime te plota dhe te drejten e ushtrimit te profesionit nga momenti qe vete shteti Greke ka investuar per vitet e studimit te saj ne Greqi...".

Rea ishte vetem 4 muajshe kur erdhi ne Greqi. Fakti qe nuk lindi aty e perjashton ate qofte dhe nga ato pak te drejtat qe do t'i jepte Karta e qendrimit Afatgjate. Ndersa motra e vogel e saj qe lindi ne Greqi, sipas parashikimeve te ligjit ne fjale, mund te gezoje disa te drejta me shume se ajo. Nena e saj Shpresa thote: "ndjehem shume e deshperuar qe pas kaq vitesh ne Greqi, ceshtja e dokumentacionit mbetet makthi jone i perditshem. E imagjinoni dot nje familje ku nje femije eshte emigrante ekonomik dhe tjetri rezident afatgjate. Me thoni si mund t'ia shpjegoje femijeve se njeri ka me shume te drejta se tjetri, vetem e vetem se njeri lindi ne Shqiperi dhe tjetri ne Greqi...".

"Punoj dite dhe nate si e si te mbledhe para t'i dergoje femijet e mi diku gjetke ne Evrope per studime" thote Agroni, aktor dhe babai i dy femijeve 19 dhe 17 vjec respektivisht. "As ketu e as ne Shqiperi nuk shoh perspektive. Ne jemi kthyer ne nje komb jetim...Vendi yne (Shqiperia) koke e kembe i korruptuar na sheh vetem si objekt zhvatjeje, pasi na ka lene ne meshire te fatit... i paafte te mbroje qofte dhe te drejtat me elementare te qytetareve te tij. Ndersa ketu ku emigruam do te mbetemi emigrante gjysem te ligjshem me date skadimi...".

Ne vend te epilogut...

Gazetari Taso Teloglu (Kathimerini 14/12/2008) ne nje nga reportazhet ne lidhje me revolten e rinise pas ngjarjes tragjike te vrasjes se 15 vjecarit, te titulluar ""Racat" e manifestuesve te Rinj" flet per nje grup te rinjsh te mbledhur ne Universitetin Ekonomik te Athines qe midis tyre flisnin shqip. "Pyeta Janin - shkruan gazetari- nje te ri shqiptare, prinderit e te cilit kishin ardhur ne Greqi para 17 vjetesh, pse godet me gure forcat policore. Jani iu pergjigj: "Na nxjerrin qumeshtin e nenes deri sa na japin dokumentet. Tani erdhi radha t'jua nxjerr une atyre". Keto femije si Jani (apo sido qe ta kete emrin ne shqip), ne rast se do te vazhdojme t'i leme peng, do te shnderrohen ne nje bombe sociale me pasoja te paparashikueshme, shperthim i se ciles do te bazohet nje nje brez njerezish te rinj pa te drejta, nje brez femijesh politikisht "jetim", qe e njohin pak ose aspak Shqiperine, qe linden dhe u rriten ne Greqi, qe ndjehen qytetare Grek por qe i mohohet sistematikisht e drejta per t'u ndjere te tille.

Po e mbyll me nje anektode te njohur: Gjate luftes se Dyte Boterore, nje oficer gjerman vizitoi Pikason ne ateliene e tij, pa "Guernica1", u shokua dhe e pyeti: Ju e krijuat kete pikture? Pikasoja, i qete, ju pergjigj: jo, JU e bete...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›