E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet për vrasje shqiptari në Kanada, fshihej pasi bëri operacion plastik

 

KANADA - Arrestohet në Kanada, me fytyrë të ndryshuar nga operacionet plastike, shqiptari i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Itali. Florenc Shamo, 24 vjeç, i dyshuar për vrasjen e Ervis Dacit në 6 gusht të vitit 2007 në Itali, është prangosur pak ditë më parë në Halifaks të shtetit kanadez. Arrestimi i tij është bërë pas një sinjalizimi të karabinierisë italiane tek autoritetet në Kanada. Shqiptari ka qenë duke zbritur nga një anije, me të cilën ishte nisur nga Italia. Bëhet e ditur se 24-vjeçari Shamo, i vetëdijshëm, se ndaj tij që prej nëntorit 2007 ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, kishte filluar të udhëtonte nëpër Evropë. Mësohet se ai ka qenë në Holandë, Shqipëri, Spanjë e Greqi. Në shtetin grek, pranverën e shkuar, ai ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale plastike për të ndryshuar pamjen e jashtme të fytyrës së tij dhe se kishte siguruar një kartë identiteti italiane të falsifikuar. Shamo është i treti shqiptar i arrestuar për vrasjen e 26 vjeçarit Daci, të vrarë me thika, për motive që lidheshin me shfrytëzimin e prostitucionit. Dy arrestimet e tjera janë ekzekutuar në Itali në shtator të 2007-ës dhe në maj të 2008-ës në Holandë.                          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›