Thirren te Krimet e Rënda 4 ish-shikasit e Remzi Hoxhës
Gjykata e Krimeve të Rënda i dërgoi dje fletë-thirrje për gjyq katër ish-shikasve të akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Fatos Mahmutaj
Kështu paraditen e djeshme gjyqtari relator i çështjes, i caktuar nga shorti elektronik në gjykatë, firmosi fletëthirrjet për gjyq në emrat e Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros, Avni Koldashit dhe Budjon Meçes. Fletëthirrjet iu dorëzuan ftuesit të gjykatës për t'i dërguar në adresat që vetë të akuzuarit për rrëmbimin kanë dhënë gjatë hetimeve paraprake në Prokurori. Burimet nga gjykata pohojnë se, ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e seancës së parë të kësaj çështjeje, por sipas ligjeve në fuqi, duke u nisur edhe nga fakti se të pandehurit nuk kanë masë sigurie, ata duhet të njoftohen zyrtarisht për të pasur dijeni për dosjen në ngarkim të tyre që pritet të nisë të shqyrtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Për faktin se njëri nga të akuzuarit është edhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha dje se është në të drejtën e kreut të Tatimeve që të vendosë nëse do të qëndrojë në detyrë apo të japë dorëheqjen. Duke iu referuar presionit të opozitës që kërkon shkarkimin e Sefgjinit, ministri Bode shtoi dje se: Në kohën kur është emëruar drejtori i Tatimeve ndaj Arben Sefgjinit nuk kishte asnjë akuzë. "Do të ishte shkelje e të gjitha të drejtave themelore nëse do të merrnim ndonjë masë", vijoi ministri i Financave Ridvan Bode. Të pandehurit e çështjes: Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK në drejtorinë qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, akuzohen për "rrëmbim me pasoja të rënda" dhe rrezikojnë dënim që mund të shkojë deri në burg të përjetshëm nëse gjenden fajtorë. Kumbaro aktualisht gjendet në Angli i larguar që prej vitit 1997, kurse Meçe e Koldashi jetojnë në Tiranë dhe gjenden nën vëzhgimin e policisë pasi u janë bllokuar pasaportat dhe u është ndaluar largimi jashtë vendit. Gjykata pohoi dje se katër të pandehurit duhet të marrin njoftim paraprak për procesin e pritshëm dhe se gjatë kësaj kohe u duhet të zgjedhin avokat për t'i mbrojtur në proces, apo të njihen me dosjen në ngarkim të tyre në mënyrë që t'iu garantohet një mbrojtje ligjore. Gjykata sqaroi se, aktualisht nuk ka asnjë kërkesë nga organi i akuzës për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve. Sipas Prokurorisë, shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995, kur po dilte nga punishtja e tij dyeralumineve "Albatros", në rrugën e Frigoriferit, afër stacionit të trenit në Tirane. Ky është dërguar në bazën e SHIK në Vain të Lezhës, ku është marrë në pyetje në mënyrë të dhunshme. Njëlloj me këtë është vepruar edhe me dy persona të tjerë, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, të cilët pritet të pyeten si dëshmitarë në gjykatë gjatë procesit.