E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatja, padi për kontrollin me rreze “X”

 

TIRANE – Kalimi në skaner nën efektin e rezeve X, mendon se i ka dëmtuar shtatzëninë, avokatja padit gjykatën, komisariatin e policisë dhe Drejtorinë e burgjeve. Padia e parë e këtij lloji është depozituar në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë dhe ka si palë paditëse avokaten Gjystina Golloshi, mbrojtësen e anglezit David Braun, ndërsa të tre institucionet janë paditur për shkak se nuk kanë lajmëruar me një tabelë me shkrim, që kalimi poshtë skanerit të kontrollit për armë në hyrje të Gjykatës së Tiranës ishte i rrezikshëm për gratë shtatzëna. Avokatja që ka lindur vajzë në fillim të muajit shtator pretendon se deri në fund të muajit korrik kalonte thuajse përditë poshtë skanerit dhe nuk kishte dijeni për dëmin që mund t’i sillte barrës së saj. Gjatë kalimit, një prej policeve që shërbente aty e kishte lajmëruar për rrezikun dhe prej asaj kohe nuk kishte kaluar herë tjetër. Sipas avokates, Gjykata e Tiranës është paditur për shkak se është institucioni ku funksionon skaneri; ndërsa Komisariati 2 i policisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë paditur për shkak se efektivët e këtyre institucioneve shërbejnë pranë skanerit.              fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›