E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shqiptari, furnizonte mafien me tritol

KROTONE - Policia italiane ka nisur nje operacion ndaj mafies se quajtur "Ndrangheta" dhe gjate ketij aksioni ka rene ne pranga dhe nje shqiptar. Lajmi eshte bere i ditur nga media e vendit fqinj, sipas se ciles, shqiptari i arrestuar, qe emrin nuk i behet i ditur, ka rene ne pranga, pasi ishte furnizuesi kryesor i kesaj organizate me lende plasese, te cilat dyshohet se vinin nga Shqiperia. Sipas te dhenave, arrestimi i shqiptarit eshte bere ne qytetin e Romes, dhe ai kishte furnizuar me lende plasese mafien, ne nje atentat me dinamit te bere ndaj nje inspektori ne Muskolo, ne qytetin Bolonjes, qe ishte dhe qendra e "ndranghetas". Operacioni i policise kishte nisur pas disa muaj hetimesh dhe jane vene ne pranga me shume se 36 persona, te cilet jane pjese e klanit te njohur ne jugun e Italise. Nderkaq, sipas te dhenave operacioni vazhdon ende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›