E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma e Moskes, apo sfida SHBA-se

Ne ditet e para pas pavaresise se Kosoves, nje pankarte qe tregonte fitoren e nje boksieri me flamurin amerikan ndaj nje tjetri me uniforme me draper e cekan ishte tregues se shtetesia e Kosoves perfaqesonte dhe nje fitore te Shteteve te Bashkuara ndaj Rusise.

Por nuk duket te jete nje fitore e shpejte. Dy zhvillime te fundit kane rritur shqetesimin se ajo qe filloi si mosmarreveshje mes dy fuqive rreth ligjit nderkombetar, mund te kaloje ne nje perballje rreth territorit.

Moska filloi javen e kaluar dergimin e ndihmave humanitare per serbet e Kosoves, permes Beogradit, duke anashkaluar qeverine ne Prishtine, qe ka mbeshtetjen amerikane. Derisa aeroplanet ruse te ndihmave niseshin drejt Serbise, agjencite e lajmeve citonin burime te paidentifikuara ne Kremlin te thoshin se situata ne Kosove nuk e ka arritur ende "fazen me te nxehte". Kjo deklarate pasoi njoftimin e Uashingtonit se do te fillonte dergimin e armeve ne Kosove. Deri tani mbeshtetja ruse per serbet e Kosoves ka qene e kufizuar ne forumet nderkombetare, sic ishte se fundi dhe takimi Bush-Putin, gjate fundjaves. Por arritje e ndihmave humanitare ruse ne Kosove javen e kaluar shenon sfiden e pare te drejtperdrejte qe Moska po i ben qeverise se Kosoves, duke nxitur keshtu kundershtimin e metejshem serbe ndaj qeverise ne Prishtine.

Beogradi e mirepriti ndihmen nga ajo qe e cilesoi si aleatin kryesor. Me mberritjen e aeroplanit te pare me ndihma, ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, tha se "i jemi mirenjohes Rusise per ndihmen morale dhe materiale". Por, ne Kosove, jo pak serbe jane me pak entuziaste ndaj ndihmes ruse, ndonese flamuri i Rusise valevitet ne sheshin kryesor ne pjesen veriore te Mitrovices. "Ky qendrim eshte ndihme per radikalet ne zgjedhjet e majit", thone nje serb i Kosoves.

Analistet besojne se, per sa kohe serbet e Kosoves kane mbeshtetjen e nje fuqie boterore, kundershtimi i tyre ndaj qeverise me shumice shqiptare ne Prishtine do te rritet. Rezultati, terheqin vemendjen analistet, do te ishte nje konflikt ne pritje, qe do te mund te shperthente, nese Prishtina perpiqej te vinte kontrollin mbi zonat serbe. "Te integrosh zonat serbe do te duhet nje force ushtarake e fuqishme dhe bashkesia nderkombetare nuk ka vullnetin per nje gje te tille", thote eksperti nga Grupi Nderkombetar i Krizave, James Lion. Ai kerkon nje njohje me te gjere te pavaresise se Kosoves ne planin nderkombetar. Me tej, ai shton se "Rusia nuk ka asgje per te humbur ne Ballkan, vetem c'mund te fitoje".

Marre nga "Christian Science Monitor"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›