Mjeku Dautaj ka marrë para në 8 raste
01/04/2009 Prokuroria e Tiranës e dërgon dosjen për gjykim, i ka provuar korrupsionin
Procesi gjyqësor do të kryet në gjendje të lirë, pasi gjykata hoqi “arrestin me burg”
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj urologut të njohur Kastriot Dautaj, i cili akuzohet se kundrejt operacioneve që kryente në QSUT u merrte qytetarëve nga 50 mijë lekë të reja për çdo operacion. Burime pranë organit të akuzës thanë se 67-vjeçari Dautaj akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Procesi hetimor ka vërtetuar se i ish-mjeku Dautaj ka abuzuar me detyrën në 8-të raste. Orologu Dautaj për çdo operacion kishte vënë si taksë financiare shumën prej 50 mijë lekësh. Paratë që ai fitonte nën dorë, i depozitonte në një llogari bankare që nga procesi hetimor, organi i akuzës konstatoi dhe më pas sekuestroi shumën prej rreth 600 mijë eurove. Nisur nga shuma tepër e “kripur”, grupi hetimor i njësisë hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës filloi hetimet edhe për veprën penale të pastrimit të parave. Mirëpo këtë akuzë mjeku Kastriot Dautaj e ka hedhur poshtë duke u shprehur para grupit hetimor se lekët në llogari, janë mundi i punës së tij në QSUT dhe të punës së djalit që ndodhet si emigrant në SHBA. Duke ju referuar kërkesës për gjykim të përpiluar nga Prokuroria e Tiranës mësohet se në vitin 2005 ndaj Kastriot Dautaj është regjistruar një kallëzim penal. Shtetasja Zyra Ago që denoncoi doktorin, pretendonte se Dautaj gjatë një operacioni i ka hequr veshkën pa pëlqimin e saj, duke hedhur dyshime të forta se ai ja ka shitur atë. Aktualisht kjo dosje është pushuar nga Prokuroria, pasi nuk është provuar asnjëherë denoncimi, por ky i fundit shërbeu për të provuar aktivitetin korruptim dhe abuzimit me detyrën të ish-Orologut Dautaj.
“Taksa” e provat
Informacionet operative që raportonin agjentët civili të policisë së shtetit si dhe pamjet filmike e përgjimet, kanë vënë në dukje se mjeku Dautaj përcaktonte në fillim taksën financiare me të afërmit e pacientin, pastaj hynte në sallën e operacionit. Të njëjtën gjë Dautaj e ka bërë edhe në datën 8 korrik të vitit të kaluar, ku i ka kërkuar 50 mijë lekë shtetasit Ibrahim Haka, i cili kishte të sëmurë vajzën e tij. Menjëherë sapo ai ia ka dhënë lekët, në drejtim të Kastriot Dautajt kanë shkuar disa agjentë civilë të policisë së shtetit, të cilët kryen arrestimin në flagrancë të 67-vjeçarit. Sapo vunë në pranga mjekun njëkohësisht pedagogun e Fakultetit të Mjekësisë Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar dy llogari bankare në emër të tij. Llogaritë kapin shifrën financiare prej rreth 268.247 USD, ndërsa tjetra 365.819 USD. Ndërkaq nga burimet bëhet e ditur se procesi gjyqësor që pritet të zhvillohet në gjykatën e Tiranës për të pandehurin Kastriot Dautaj do kryet në gjendje të lirë, pasi ndaj tij gjykata ka hequr masën e arrestit në burg të propozuar nga Prokuroria.
Pastrimi i parave
Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka mundur të provojë edhe akuzën e pastrimit të parave që rëndon mbi mjekun e njohur Kastriot Dautaj. Specialistët e grupit hetimor thanë se nga të ardhurat kriminale, 67-vjeçari Dautaj kishte mundur të ndërtonte një klinikë private në të cilën kryente shërbime mjekësore. Kjo klinikë sipas burimeve nuk paguante asnjë detyrim fiskal si dhe nuk ishte e regjistruar në asnjë institucion të mbledhjeve të Tatim-Taksave. Pritet që provat e mbledhura për këtë vepër penale të vlerësohen në gjykatë.
Bluzat e bardha nën akuzë
Mjekët e kapur për korrupsion
Gjatë vitit të kaluar arrestimi dhe marrja si të pandehur të bluzave të bardha ka qenë shumë i shpeshtë. Kështu në datën 1 nëntor finalizohet me sukses operacioni i koduar “Standardi i Garantuar”, i cili çoi në qeli shefin e klinikës së spitalit të burgut në Tiranë me akuzën e korrupsionit. Policia e Tiranës tha se në bashkëpunim me Njësinë e Task-Forcës në Prokurori organizuan me sukses arrestimin e mjekut 38- vjeçar, Ardian Nelaj. Ky i fundit dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë që pikërisht në datën 4 nëntor është arrestuar shefi i kirurgjisë së onkologjikut, Agim Karaj. Informacionet e shumta se mjeku 58-vjeçar, Agim Karaj, kërkonte para për të kryer operacione kanë detyruar specialistët e antikorrupsionit pranë policisë së Tiranës ti vënë prangat kirurgut të njohur. Pas tij është vënë nën akuzë mjeku nga Pogradeci Xhevahir Hoxhallari, që nuk mjekoi rregullisht adoleshenten Matilda Petriti.