Për biçikletën e vjedhur, hajdutët kërkonin shpërblim
01/04/2009 Loja “macja me miun” në Kavajë
KAVAJE- Nuk i mjaftoi që i grabitën biçikletën, por donin edhe të shkaktonin terror psikologjik me pronarin fatkeq të mjetit, duke u tallur dhe mashtruar atë. Ngjarja që rëndom ndodh, këtë herë i ka rënë në pjesë një të riu në qytetin e Kavajës. Durim Hoxha, një 34-vjeçar, me banim në qytetin e Kavajës, si dhe Indrit Dalliu, 30 vjeç, nga i njëjti vendbanim, i dënuar më parë për vjedhje, kanë vjedhur biçikletën e një qytetari, banues në lagjen nr. 1 Kavajë. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh. Një ditë pas plaçkitjes, ata janë lidhur me viktimën e tyre dhe i kanë bërë presion duke ushtruar terror psikologjik ndaj tij dhe e kanë detyruar të japë shumën e parave prej 80 mijë lekësh duke i thënë se më pas do t’i rikthenin mallin e tij. Këtë shumë qytetari nuk ka pasur mundësi ta paguajë dhe dy hajdutët e paskrupullt, me pronën e tjetrit, kanë hyrë në pazare, duke e zbritur shumën në 30 mijë lekë si detyrim për t’i kthyer biçikletën. Viktima e tyre i ka dhënë të gjitha lekët që i kërkuan dhe ka pritur që të rishohë biçikletën, pronë e tij, por ata nuk ia kanë kthyer. Menjëherë pas kësaj ai i është drejtuar policisë, e cila ka filluar menjëherë hetimet mbi ngjarjen, ku ka vënë në pranga dy autorët e këtij krimi Durim Hoxhën dhe hajdutin tjetër Indrit Dalliu. Pas marrjes së deklarimeve përkatëse mbi ta policia ngriti akuzën e vjedhjes në bashkëpunim dhe materialet ju dërguan Prokurorisë së Kavajës.