E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa; Gruaja e Trebickës i drejtohet gjykatës për administrimin e pasurisë së të birit



E veja e biznesmenit Kosta Trebicka, i cili vdiq aksidentalisht, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për të administruar pasurinë e të birit, Xhoit, derisa ai të mbushë moshën madhore. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Gjoka dhe vjen pas vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate për ndarjen e pasurisë së Trebickës përmes aktit të trashëgimisë pas vdekjes. Pasuria e Trebickës është ndarë në tri pjesë, nga 1/3 pjesë për gruan Brunelën, vajzën Genta dhe djalin Xhoi. Tashmë, duke qenë se djali është ende në moshë të vogël, e veja e të ndjerit Kosta Trebicka ka kërkuar që të jetë ajo administratorja për disa vite e pasurisë së përbërë prej 2/3 të gjithë pasurisë së bashkëshortit të saj. Ndërsa pjesa tjetër e pasurisë prej 1/3 i takon të bijës, Gentës, të cilën e kishte nga martesa e parë, dhe që i takon vetë asaj administrimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›