E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet skafi i fshehur mes shkurreve, trafikonte droge ne Greqi e Itali

Vlore- Megjithese moratoriumi per skafet eshte ende ne fuqi, trafikantet gjejne menyra te reja per te transportuar drogen pertej Adriatikut apo Jonit. Nje gomone 6 metra e gjate, ne te cilen ishin vendosur dy motore me 250 kuaj fuqi, u gjet ne gjirin e Qeparoit nga forcat e Policise se Vlores pas nje sinjalizimi te marre ne rruge operative. Burime zyrtare te policise bene me dije se pas sekuestrimit te gomones mundesuan identifikimin e pronareve te dyshuar, por nuk publikuan emrat e tyre per shkak te hetimit. Pas disa oresh kerkimesh qe nisen prej mengjesit te dites se marte, forcat e policise qe u angazhuan nga toka, deti dhe ajri, arriten qe oret e mbremjes te gjenin mjetin lundrues ne bregun e Qeparoit. Skafi me gjatesi 6 metra, me ngjyre te bardhe, ka qene i mbuluar me shkurre, ne nje distance prej 30 metrash nga bregu i detit. Sipas burimeve nga policia kufitare, mjeti ka qene i blere gjate diteve te fundit dhe mendohet se perdorej per trafikim te lendeve narkotike apo te qenieve njerezore ne Itali dhe Greqi. Policia tha se gomonia ka pasur dy motore per te rritur fuqine e saj ne lundrim dhe transportuar ngarkesa te medha, me shpejtesi te pakapshme nga radaret apo motovedetat. Mjeti u transportua ne portin e mjeteve lundruese te sekuestruara ne Radhime, ndersa vijojne hetimet per zbardhjen e plote te trafikut dhe autoreve te dyshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›