E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon gjyqtarja Hajdari, shtyhet serish "Gerdeci"

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e "Gerdecit", ka deshtuar serish. Kesaj radhe shkak eshte bere mungesa e nje prej anetareve te trupit gjykues. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, mesohet se ndodhet serish jashte vendit per arsye personale, c'ka ka sjelle edhe shtyrjen serish te procesit. Ne pamundesi per ta zevendesuar me nje tjeter gjyqtar, pasi eshte procedure e gjate dhe do te shkaktoje shtyrje te njepasnjeshme te gjyqit, gjyqtari kryesues Ridvan Hado, ka vendosur ta shtyje seancen per daten 12 nentor, me shpresen se gjyqtarja do te jete kthyer nga Gjermania dhe nuk do jete e nevojshme te zevendesohet. Ne seancen e djeshme gjyqesore ka munguar edhe njeri nga prokuroret, Genci Qano, cka realisht e bente te pamundur zhvillimin e gjyqit. Pas shtyrjes se procesit gjyqesor, avokatet kane reaguar duke argumentuar se nuk mund te zhvillohej seanca gjyqesore ne kete date, pasi dita e tyre ishte e ngarkuar me gjyqe. Ne kete proces jane duke u gjykuar ne gjendje "arrest me burg", kater te pandehurit Mihal Delijorxhi, ish administratori i "Albademil", Dritan Minxholli ish-drejtori teknik i punimeve, Ylli Pinari ish-drejtori i MEICO-s dhe Sokol Ngjeci, ish-punonjes ne MEICO. Keta te pandehur akuzohen per disa vepra penale mes tyre edhe "vrasje masive". Nderkohe qe ne gjendje te lire jane duke u gjykuar disa ushtarake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›