Luftë me automatikë, plagosen dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me armë automatike pranë fshatit Halil të Krujës, në afërsi të një pike karburanti. Dy të plagosurit, të cilët do të procedohen penalisht dhe ruhen nga policia në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që kundërshtari i tyre është shpallur në kërkim. Sipas policisë së Krujës, dy vëllezërit Jetmir dhe Klodian Keçi, nga Thumana, kanë qëlluar më automatik mbi Mustafa Dacin, 45 vjeç, nga fshati Halil, i cili ndodhej pranë pikës së karburantit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dacit, i cili kishte me vete një “shotgun” dhe ka qëlluar mbi vëllezërit Keçi. Për pasojë ka mbetur i plagosur Jetmir Keçi dhe Mustafa Daci, ndërsa ka shpëtuar Klodian Keçi. Polica e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën dhe dërguar në spitalin e Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak dy të plagosurit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, është shpallur në kërkim Klodian Keçi. Sipas policisë së Krujës, shkak i këtij konflikti me armë është bërë një sherr me tyre kohë më parë.
#