E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pronarit të lokalit për hashash

Tiranë

Pronari i një lokali është ndaluar nga antidroga e kryeqytetit, pasi dyshohet se u shpërndante lëndë narkotike adoleshentëve. Bëhet fjalë për Hasan Demirin, i cili ka një lokal pas Ministrisë së Jashtme, brenda të cilit janë gjetur dje dhjetë persona, që përdornin kanabis. Burimet policore bënë të ditur se operacioni për kapjen e tij u realizua nga antidroga, në bashkëpunim me forcat e komisariatit nr. 1. Sipas të dhënave hetimore, ndjekja për këtë person ka nisur pak kohë më parë, pasi kishte informacion se ai u shiste kanabis disa përdoruesve. Ditën e djeshme, policia ka hyrë në lokalin e tij, duke shoqëruar mbi dhjetë persona, që dyshohet se janë përdorues. Bashkë me ta është shoqëruar edhe pronari i lokalit, që është ndaluar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia tha se operacioni ka vijuar deri vonë, duke ushtruar edhe kontroll në banesën e të ndaluarit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›