E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD denoncon Dakon për presion ndaj administratës lokale

Partia Demokratike, dega e Durrësit, ka reaguar pas pjesëmarrjes së administratës bashkiake në protestat e Tiranës. Zëdhënësja e degës lokale të PD-së, Dejana Burgija, denoncoi dje urdhrin verbal të kryetarit të Bashkisë së Durrësit që, sipas demokratëve, detyron të gjithë punonjësit e administratës së bashkisë, që të dielën dhe të premten e ardhshme, më 20 nëntor në Tiranë, të marrin pjesë në protestat e organizuara nga Partia Socialiste. Demokratët i kanë bërë thirrje Dakos përmes zëdhënëses së tyre që të mos instrumentalizojë institucionin e bashkisë dhe të përqendrohet në problematikën e qytetit.

V.Qyrfyci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›