Kapitalet, treg i pazhvilluar
Tregu i aksioneve mbetet ende i pazhvilluar. Edhe viti 2008 nuk shënoi ndonjë ngjarje të re për zhvillimin e aktivitetit në bursë. Listimi i shoqërive dhe tregtimi i aksioneve në bursë
mbetet një përpjekje potenciale. Pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të bursës së Tiranës për të afruar biznesin vendas, faktorë të shumtë si: madhësia e bizneseve (kryesisht si biznes i vogël dhe i mesëm), mënyra e funksionimit të biznesit, trashëgimia kulturore dhe mentaliteti, kriza financiare ndërkombëtare kanë ndikuar në moszhvillimin e tregut të kapitalit. Nga ana tjetër, interesimi i subjekteve të huaja për zhvillimin e aktivitetit të bursës, apo për zhvillimin e aktivitetit të ndërmjetësimit janë tregues optimistë për zhvillimin e tregut të kapitalit. AMF-ja shpjegon se, "mentaliteti, kriza financiare ndërkombëtare kanë ndikuar në moszhvillimin e tregut të kapitalit". Në mungesë të një tregu formal, aksionet vazhdojnë të tregtohen në mënyrë të paorganizuar. Ndërkohë, veprime në lidhje me kapitalin aksioner dhe strukturën aksionere vazhdojnë të regjistrohen pranë Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve (QRA është shoqëri aksionere, që zotërohet në masën 85% nga shteti). Në fund të vitit 2008, QRA numëron 47 shoqëri aksionere të regjistruara, 12 prej të cilave janë institucione financiare (3 banka, 8 kompani sigurimesh dhe 1 regjistrues letrash me vlerë).