Llogaria korrente, deficiti 1.3 miliardë
Deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë shënoi një rekord historik prej 1.3 miliardë eurosh, si pasojë e kombinimit të rritjes së importeve me uljen e të ardhurave nga emigrantët, bëri të ditur dje Banka e Shqipërisë.
"Llogaria korrente për vitin 2008 regjistroi një deficit prej 1.291 milionë eurosh, krahasuar me 831 milionë euro në vitin e kaluar. Deficiti korrent ndaj PBB-së në vitin 2008 ishte 14.9%, duke shënuar një rritje të ndjeshme ndaj nivelit prej 10.4% të vitit 2007", njoftoi BSH-ja në deklaratën e saj vjetore.
Llogaria korrente pasqyron hyrje-daljet valutore dhe përfshin tregtinë e jashtme, remitancat, të ardhurat nga turistët e huaj dhe shpenzimet turistike jashtë vendit etj. Deficiti i llogarisë korrente shoqërohet zakonisht me rënien e vlerës së monedhës vendëse, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Deficiti i vitit të kaluar u rrit veçanërisht në tremujorin e katërt, kryesisht si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare dhe e shpenzimeve të bollshme buxhetore.
Vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2008 shënoi 4.24 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 17%. Deficiti tregtar u thellua me rreth 300 milionë euro, duke arritur në 2.4 miliardë euro.
Pagesat për importe janë rritur për pothuajse të gjithë grupmallrat, por në mënyrë të veçantë për grupet makineri dhe pajisje (24%), mallra të përpunuar (12%) dhe lëndë djegëse (26%). Vlera e importeve të këtyre tri kategorive shënoi rreth 60% të vlerës së përgjithshme të importeve. Në krahun e eksporteve, nga industria e tekstileve dhe e këpucëve pësuan një rënie të lehtë, por vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar 43% të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet. Ndërkohë, zhvillime pozitive ka regjistruar eksporti nga prodhimi i brendshëm i produkteve minerale dhe metaleve.
Investimet e huaja u rritën me 31 për qind dhe arritën në 619 milionë euro, por Banka e Shqipërisë, në raportin e saj, i konsideron këto investime si "borxhe", të cilat do të paguhen në të ardhmen në formë fitimesh për investitorët. BSH-ja thotë gjithashtu se bilanci kombëtar i vendit në investime është negativ, pra që shqiptarët kanë hyrë në borxhe me botën.
"Lëvrimet e kredive afatgjata dhe atyre të buta nga jashtë, gjatë këtij viti vlerësohen në 456 milionë euro, nga të cilat 74% kanë shkuar për sektorin publik. Ndërkohë, huamarrja private është rritur ndjeshëm ndaj një viti më parë, në 119 milionë euro nga 10 milionë euro. Rritja e këtyre detyrimeve ka çuar në rritjen e detyrimeve për pagesat e ardhshme të borxhit të jashtëm", thotë BSH. Deficiti i llogarisë korrente tregon se më shumë valutë është larguar nga Shqipëria nga sa ka hyrë. Teorikisht kjo sjell rënie të vlerës së lekut. Por, për shkak se leku ofron interesa shumë më të larta sesa euro dhe dollari, ky zhvlerësim mund të mos ndodhë.