Shqipëria, vendi më pak i siguruar
Edhe pse me një rritje të tregut me rreth 28 për qind, Shqipëria vazhdon të mbajë ndër nivelet më të ulëta të sigurimit si mesatare për frymë. Elizabeta Gjoni, kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, tha se tregu i sigurimeve nuk po arrin të penetrojë në çdo konsumator, edhe pse tarifat e shërbimit dhe gama e produkteve janë konkurruese. Mesatarja për frymë e sigurimit për çdo shqiptar është rreth 10 euro, në një kohë kur në vendet e rajonit dhe në Evropë është diku tek 600 dollarë (rreth 490 euro). Nga raporti i lexuar dje në Komisionin Parlamentar, doli konkluzioni se shqiptarët sigurojnë makinat të detyruar nga ligji, por aspak jetën apo pasurinë e tyre.
Tregu
I gjithë tregu i sigurimeve gjatë vitit 2008 ka gjeneruar rreth 50 milionë dollarë aktivitet, afërsisht 0.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Edhe pse në treg e ushtrojnë aktivitetin mbi 10 kompani private, pra një liberalizim i plotë, nisur nga ligji, shqiptarët nuk e kanë ndjerë të nevojshëm sigurimin e jetës dhe pronës. Në vendin tonë, tregu i sigurimeve është i orientuar në masën 56 për qind nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve dhe 44 për qind nga sigurimet vullnetare. Në krahasim me dy vitet e mëparshme, primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zinin nga 65 për qind dhe 70 për qind. "Rritja vullnetare nuk ka ardhur nga ndërgjegjësimi i qytetarëve, por si kërkesë e bankave për t‘ju dhënë kredi dhe si kusht i përcaktuar në tenderët e investimeve publike", shpjegoi dje në komision, kryetarja e AMF-së, Elizabeta Gjoni. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë deklaruar se faktorë pengues për zhvillimin e tregut të sigurimeve në vendin tonë është edhe niveli i ulët i shlyerjes së dëmeve nga kompanitë. Sipas të dhënave zyrtare, raporti veprime-dëme vlerësohet në masën 28 për qind. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën shifrën 7.09 miliardë lekë, ose rreth 19 për qind më shumë se shifra përkatëse e vitit 2007. Primet e shkruara bruto të sigurimit TPL e brendshme, në vitin 2008 arritën në rreth 2.72
miliardë lekë, ose rreth 6 për qind më shumë se në 2007-ën. Në vitin 2008, primet e shkruara bruto të kartonit jeshil ishin rreth 933 milionë lekë, ose rreth 18 për qind më shumë se në vitin 2007. Çmimet fikse të këtij produkti janë të detyrueshme për operatorët në treg. Ndërkaq, në vitin 2008, të ardhurat nga sigurimet vullnetare arritën në rreth 3 miliardë lekë, ose 50 për qind më shumë se të ardhurat e një viti më parë.
Pensionet
Gjatë vitit 2008, në tregun e pensioneve private kemi të njëjtën shkallë të ulët zhvillimi si gjatë vitit 2007. Sipas Gjonit, në treg vazhduan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre tri institute private të pensioneve, me një numër total prej 3.861 kontribuesish dhe 53 milionë lekë fond të akumuluar në total. Shkak për këtë situatë jo pozitive bëhet kuadri ligjor aktual në fushën e pensioneve private, i cili paraqitet shumë i vjetruar (1995), që nuk u përshtatet standardeve ndërkombëtare dhe nuk përmban lehtësira fiskale, që mund të nxisin zhvillimin e këtij tregu.