E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Muka: Besën e mundim me fanellë

 

Kapiteni Devi Muka, pavarësisht mungesave të shumta, pohon se Tirana do të dijë ta gjunjëzojë Besën e Kavajës në "Qemal Stafa". "Besa është skuadër e kompletuar, ka mundur të marrë pikët e plota në këtë ndeshje dhe ne e dimë që kjo do të jetë një sfidë e vështirë. Pastaj ne po përballemi këtë javë me skuadrën rivale për kreun, kështu që nga çdo këndvështrim do të jetë një sfidë e fortë. Por fitojmë ne dhe jam optimist për këtë. Luajmë në fushën tonë, në prani të publikut tonë të mrekullueshëm, si dhe ndihemi të angazhuar si kurrë më parë për të fituar. Tirana i mund kundërshtarët e saj me fanellë dhe Besa nuk bën përjashtim nga ky rregull", tha Muka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›