UFA Sport konfirmon: Blemë Superligën
Kompania UFA Sport ka firmosur kontratën për menaxhimin e të drejtave televizive me shumicën e klubeve shqiptare dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. "Na u desh kohe deri në arritjen e kësaj marrëveshje, megjithatë dua të falenderoj të gjithë aktorët që bashkëpunuan. Pas 24 orësh do fillojë edhe tenderi për televizionet e kompanitë për të blerë të drejtat. Do të kemi 2 paketa, njërën për transmetim ndeshjesh drejtpërdrejt dhe një për përmbledhjen e golave. Ka pasur interes sidomos në Greqi ku kanë filluar bisedimet me një kompani por edhe në Turqi e Kosovë", shprehet përfaqësuesi i UFA Sport në Shqipëri, Kostas Elefteriadhis.