Kapiteni i Sanderlendit Cana, “problemi ynë fitoret jashtë fushe”
Autori i Lajmit: Redaksia
Britani - Mesfushori i ekipit të Sunderlandit, dhe i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, një ditë pas humbjes së radhës që pësoi ekipi i tij jashtë fushe, tregon se rezultatet negative influencojnë shumë më pas në ndeshjet që zhvillojnë “macet e zeza” në “Stadium of Light”. Të dielën, ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar u mund në Londër, në stadiumin “Craven Cottage” nga vendasit e Fulhamit me rezultatin minimal, 1-0. “Macet e zeza” deri më tani nga të gjitha takimet që kanë luajtur jashtë fushe kanë arritur vetëm një fitore: Në javën e parë të Premier League ndaj Boltonit. Pas startit të mirë që bëri në kampionat ekipi i drejtuar nga Steve Bruce tashmë ndodhet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit. Vetëm Hull City dhe Burnley janë dy ekipet e Premier League-s që kanë bërë më keq, në transfertë, se sa ekipi i Sunderlandit. “Macet e zeza” këtë javë, në stadiumin “Craven Cottage”, koleksionuan humbjen e katërt radhazi dhe të gjashtën në tërë kampionatin. Nga kjo situatë Lorik Cana mendon se ekipi i tij nuk përfiton aspak. Kapiteni i “maceve të zeza” është shprehur se humbjet që pëson ekipi jashtë fushe ndikojnë shumë në ndeshjet që luan Sunderlandi në “Stadium of Light”. “Kjo situatë më vret shumë”, - tregon Cana për Sunderland Echo. “Nuk është shumë e lehtë të kuptosh diferencën e ndeshjeve jashtë fushe me atë të takimeve që luajmë në fushën tonë. Mendoj se për diçka nuk kemi asnjë dyshim: Faji është yni. Ne e dimë shumë mirë se i kemi të gjitha letrat në rregull për të bërë paraqitje të mira edhe jashtë fushe. Tashmë na mbetet vetëm që të gjejmë një zgjidhje dhe mendoj se kemi kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrugë, sepse në dispozicion kemi përpara një numër të madh ndeshjesh. Ne duhet të tregojmë kualitetin tonë si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit tonë. Them se kemi akoma shumë kohë në dispozicion dhe mendoj se duhet të ndryshojmë diçka nëse duam një të ardhme më të mirë. Ne kemi lojtarë të mirë dhe e dimë se mund të japim më shumë se kaq. Mendoj se problemi ynë është tek mentaliteti. Këtë e them pasi bazohem në tek ndeshja e fundit, çdokush mund të dallojë ndryshimin që pati ekipi ynë nga pjesa e parë tek ajo e dytë”. Lorik Cana (futbollisti që këtë verë u transferua tek Sunderlandi për 4 milionë sterlina nga Marseja) mendon se “nuk do ta kemi të lehtë ndeshjen që do të luajmë në shtëpi ndaj Portsmouthit. Më pas do të na duhet që të marrim pikët e plota edhe në ndeshjen ndaj Aston Vilës. Të gjithë i njohin kualitetet e këtij ekipi. Në qoftë se ne marrim 6 pikë në këto dy ndeshje që do të zhvillojmë në shtëpi, atëherë do të udhëtojmë drejt Manchesterit më të qetë edhe ekipi i City-t është një skuadër mjaft e fortë. Gjithsesi mendoj se ne duhet të përmirësohemi shumë,... ne duhet të krijojmë një vazhdimësi”.
Përgjegjshmëri
“Macet e zeza”, nga qyteti i Manchetser-it, janë kthyer me një pikë pasi një autogol i Ferdinand-it i mohoi Sunderland-it fitoren (në atë takim kaloi dy herë në avantazh) fitoren ndaj një ekipi si United. “Nëse ekipi shënon gol i pari, atëherë gjithçka flet ndryshe. Në dy takimet që kemi zhvilluar jashtë fushe dhe kemi realizuar gol të parët, ne kemi marrë katër pikë: Fitore me Bolton-in dhe barazim me United-in. Prandaj them se gjërat e vogla bëjnë diferencën në futboll”, - tha Cana. Mesfushori shqiptar ka qenë një lider i ekipit tek skuadra e Paris St Germain, ndërsa më pas kur kaloi tek Marseille ai u bë kapiten i ekipit: të njëjtin rol trajneri i ri, Steve Bruce, ia besoi shqiptarit edhe tek Sunderland-i. Pikërisht rreth këtij fakti Cana tha u shpreh se “fakti që jam kapiten i Sunderland-it më jep mua shumë përgjegjësi, pasi unë duhet që të luaj një rol shumë të rëndësishëm në skuadër në këto situata. Edhe menaxheri nga ana e tij po mundohet që të ndryshojë gjërat, por unë jam i mendimit se çdokush në një ekip duhet që të mundohet ti bëjë gjërat sa më mirë që të jetë e mundur. Ajo çka më shqetëson më shumë është fakti që ne i kemi të gjitha mundësitë që të marrim më shumë”, - përfundoi rrëfimin e tij mesfushori i kombëtare shqiptare, Lorik Cana.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009