E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve, sot luhen sfidat e fundit në grupe

Autori i Lajmit: Redaksia
Liga e Kampioneve do të zhvillojë sot në mbrëmje sfidat e fundit në grupet A, B, C dhe D, ku do të përcaktohen 8 ekipet e para që kalojnë në fazën tjetër. Në grupin A do të luhet dhe supersfida e kësaj mbrëmjeje, ku ekipi italian i Juventusit do të presë në stadiumin “Olimpiko” të Torinos, skuadrën gjermane të Bajernit të Mynihut, në një sfidë ku luhen shanset për kualifikim ose eliminim.

Bufon në dyshim

Sipas faqes zyrtare të bardhezinjve, portieri i Juventusit, Xhianluixhi Bufon, është në dyshim për ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër gjermanëve jugorë, e cila zhvillohet sonte mbrëma në Torino. Më herët është njoftuar se Bufon duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, mirëpo ai e ka shtyrë këtë procedurë duke dashur të jetë në derbin kundër Interit dhe në ndeshjen e sotme, e cila vendos nëse Juve do të kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve. Mëngjesin e së hënës, portieri italian u është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë treguar dëmtim të meniskut anësor, ndërsa stafi mjekësor do të vendosë sot nëse gardiani do të jetë në fushë. Juventusi duhet të arrijë së paku një barazim nëse dëshiron të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Bekenbauer: “Bajerni do të fitojë”

Franc Bekenbauer është i bindur që skuadra e tij mund ta befasojë Juventusin në përballjen e së martës mbrëma dhe të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve. Bavarezëve u nevojitet fitore në Olimpiko të Torinos, nëse dëshirojnë ta eliminojnë Zonjën e Vjetër, e cila edhe me barazim kualifikohet. “Bayerni do të fitojë 1-0. Goli i fitores do të vijë në minutën e 89-të, kështu që ata nuk do të kenë kohë për barazim”. “E kam parë Juven duke luajtur vetëm në Evropë dhe kam vërejtur dobësitë e tyre në transfertë. Mirëpo ata kanë lojtarë kualitativë, të cilët dinë si ta zgjidhin një ndeshje kaq të rëndësishme”. “Juventusi është favorit, por nuk duhet të harrojë se nuk ka fituar ende”, - u shpreh presidenti i Bajernit për “La Gazzetta dello Sport”. Ndërsa sfida tjetër mes francezëve të Bordosë, të cilët janë kualifikuar tashmë dhe skuadrës izraelite Makabi Haifa, vlen vetëm për statistika. Në grupin B, skuadra gjermane e Volfsburgut do të presë ekipin anglez të Mançester Junajtid në sfidën në të cilën gjermanët kërkojnë fitoren për tu kualifikuar, ndërsa anglezët janë tashmë në fazën e 1/16-ave. Në ndeshjen tjetër, turqit e Beshiktash dhe CSKA e Moskës do të përballen në një sfidë mjaft interesante ku vendoset edhe kalimi për në Ligën e Evropës. Në grupin C, skuadra italiane e Milanit duhet patjetër të fitojë ndaj zviceranëve të Zyrihut jashtë fushe, për tu kualifikuar. Ndërsa ekipi tjetër që diskuton kualifikimin, francezët e Marsejës, kërkojnë fitoren ndaj spanjollëve të Realit të Madridit, i kualifikuar tashmë për në fazën tjetër. Sipas AS, trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, tashmë ka rënë dakord me stafin mjekësor për ta lënë brazilianin jashtë skuadre për takimin e radhës kundër Marsejës për shkak të një dëmtimi. Në grupin D, janë të kualifikuara skuadrat e Çelsit dhe Portos, ndërsa sfida e vërtetë është për kualifikimin në Ligën Evropiane, gjë që do të vendoset pasi të zhvillohen dy sfidat e fundit, Çelsi - Apoel dhe Atletiko Madrid – Porto.

Liga e Kampionëve – Grupi A

1 Bordo 13
2 Juventus 8
3 Bajern M. 7
4 Makabi H. 0

Juventus - Bajern
Makabi H. - Bordo

Grupi B

1 Mançester Junited 10
2 Volfsburg 7
3 CSKA Moska 7
4 Beshiktash 4

Beshiktash - CSKA Moska
Volfsburg - Mançester Junajtid

Grupi C

1 Real Madrid 10
2 Milan 8
3 Marsejë 7
4 Zyrih 3

Zyrih - Milan
Marsejë - Real Madrid

Grupi D

1 Çelsi 13
2 Porto 9
3 Apoel 3
4 Atletiko Madrid 2

Çelsi - Apoel
Atletiko Madrid - Porto

Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›