E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha të kërkojë falje publike për episodin Pango

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama i bëri thirrje dje kryeministrit të kërkojë ndjesë publike për skandalin e fundit me Pango. Kjo flet qartë për dështimin e njeriut që drejton qeverinë", tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës.  Në vend që të shajë punën e Bashkisë, Berisha të kërkojë ndjesë për episodin me Pangon dhe të inkurajojë të gjtihë ata që duan punë në administratë. Kështu deklaroi dje nga salla për shtyp e Bashkisë së Tiranës, Kryetari i kësaj Bashkie, Edi Rama pas akuzave të lëshuara nga kryeministri po gjatë ditës së sotme. Berisha akuzoi Ramën se po bën korrupsion me lejet e ndërtimit dhe se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në vatër korrupsioni. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rama bëri me dije se akuzat e Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës janë të njohura tashmë dhe nuk çudisin asnjë. Berisha derdhi sot një sasi tjetër balte mbi mua dhe Bashkinë  e Tiranës... Prisja sot që kryeministri të bënte ndjesën e tij para opinionit, administratës së këtij vendi dhe të inkurajonte të gjithë ata që duan punë në shtet., tha Rama. Duke qenë se në epiqendër të vëmendjes ka qenë skandali seksual i Ministrit Pango, Rama nuk iu shmang kësaj dhe cilësoi se episodi ka të bëjë me një shpërdorim të besimit të popullit tek shteti. Abuzim konstant me ligjin e shërbimit civil. E llogarit apo jo këtë episod Berisha, nuk dua tia di, prisja që ai të fliste sot para qytetarëve për këtë. Por Berisha vazhdoi projektin e vjetër atë për rrënimin e imazhit të Bashkisë së Tiranës, paçka se ky projekt është dënuar nga vetë opinioni tiranas, shtoi Rama në fjalën e tij. Edi Rama akuzoi Berishën se e ka kthyer kabinetin e tij në një tufë shërbëtorësh duke anashkaluar shërbimet ndaj popullit. Fatkeqësisht Shqipëria sot nuk e ka kryeministrin që i duhet, por kjo flet qartë për dështimin e njeriut që drejton qeverinë. Pasi ai ska zgjedhur njerëz që i shërbejnë popullit, por ka krijuar një oborr shërbëtorësh... Jam i bindur se Sali Berisha do ta marrë përgjigjen në 28 Qershor, tha në fund të fjalës së tij Rama. Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Edi Ramën për korrupsion me lejet e ndërtimit në kryeqytet. Gjatë ceremonisë së organizuar dje në mesditë nga ALUIZNI për shpërndarjen e certifikatave të para të legalizimit, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, që drejton Bashkinë e Tiranës. Rama nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, por përkundrazi e ktheu Tiranën në model të korrupsionit, tha Berisha. Kreu i qeverisë vazhdoi më tej deklaratën me faktet se Rama nga frika se mos i zbulohen pazaret, nuk dorëzoi planin urbanistik të Tiranës. Rama shkeli ligjin e urbanistikës pasi u dha vetëm miqve hapësira publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›