Kapja e kokainës në Tiranë, agjentët e Policisë u hoqën si blerës malli
TIRANE Dy të arrestuarit, 58 dhe 55 vjeç, më 10 mars në Tiranë, nga operacioni antidrogë Rojal, kanë rënë në grackën e policisë përmes një blerjeje të stimuluar. Më herë ata kanë rëndë dakord për shitjen e një sasie kokaine te dy persona që ishin të infiltruar të policisë. Gjykata e Tiranës caktoi pak ditë më parë masën e sigurisë arrest me burg për të dyshuarin Selaudin Bajrami dhe arrest me burg me afat 30 ditë për të dyshuarin Aleksandër Budo. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikeve, e kryer në bashkëpunim. Në vijim paraqitet skema e arrestimit të tyre, referuar materialeve të prokurorisë. Në kuadër të hetimit janë kryer dhe autorizuar edhe përgjime në vende publike si dhe vëzhgimi i bashkëpunëtorit të të dyshuarit Aleksandër Budo. Nga raporti i vëzhgimit të datës 08.03.2012 rezulton se rreth orës 19:15, personi nën hetim, Selaudin Bajrami, është takuar me bashkëpunëtorin e tij, Aleksandër Budo, në një lokal lotarie në Rrugën e Dibrës. Më pas ata kanë shkuar në një lokal të quajtur K në rrugën Luigj Gurakuqi, ku personi nën hetim, Aleksandër Budo, i ka dhënë të dyshuarit dhe bashkëpunëtorit të tij, Selaudin Bajami, një qese kartoni me mbishkrimin Nokia dhe më pas kanë shkuar në shtëpitë respektive. Më datë 10.03.2012, rreth orës 12:00, personi nën hetim, Selaudin Bajrami, ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka takuar bashkëpunëtorin Aleksandër Budo. Me pas ai është nisur për të takuar personin e prezantuar me emrin G me qëllim shitjen e lëndës narkotike. Në momentin që do të bëhej shkëmbimi në sheshin Avni Rustemi kanë ndërhyre oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët kanë sekuestruar lëndën narkotike të futur në një kuti kartoni me mbishkrimin Nokia, thuhej në materialet e Prokurorisë. Po sipas hetimit, pas peshimit lënda e dyshuar si kokainë rezultonte të ishte 528,6 gramë. Ndërsa pas kontrollit në banesat e dy të arrestuarve, janë gjetur sasi të tjera të dyshuara si kokainë dhe pas peshimit të përgjithshëm të gjithë sasisë, lënda e sekuestruar është një kilogramë e gjysmë. ar.ba