Parlamenti Evropian: Rezolutë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Brukseli: Serbia të respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën
Parlamenti Europian ka diskutuar në mesditë për fusnotën e Kosovës. Gjithashtu eurodeputetët kanë theksuar se Serbia duhet të pranojë sfidat me qëllim arritjen e integrimit të këtij shteti drejt BE. Në fjalën e tij, eurokomisioneri Stefan Fyle theksoi se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëvëshjet e arritura deri tani me Kosovën.
Duke përshëndetur dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE, eurodeputetët të tjerë gjatë fjalës së tyre kërkuan që Serbia të vijojë reformat për të vijuar rrugën drejt BE dhe të përballet me pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu eurodeputetët bene thirrje që Serbia të normalizojë marrdhëniet me shtetin fqinj, Kosovën. Sipas eurodeputetëve, Serbia duhet të bindet plotësisht që Kosova nuk është më pjesë e saj. Ndërsa të enjten pritet të votohet Rezoluta për Kosovën. Edhe pse Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, duke qenë madje i vetmi institucion i BE-së, i cili Kosovën e trajton si republikë të pavarur, pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së. Më tej eurodeputetët të tjerë gjatë fjalës së tyre kanë përshëndetur marrjen e e statusit te vendit kandidat per ne BE nga Serbia, ndërsa kanë kërkuar prej saj vazhdimin e reformave dhe përballjen me pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst ata kanë theksuar Serbia duhet të mësohet me idenë se Kosova nuk është më pjesë e saj, duke theksuar nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, në kuadrin e zhvillimit të një fqinjësie të mirë. Ndërkohë, në disa nga amendamentet të propozuara për Rezolutën për Kosovën, tre deputetët nga Grupi Socialist dhe Demokrat Pier Antonio Panzeri, Libor Rouqek dhe Maria Muniz de Urqiza kanë propozuar që pas emrit të Kosovës të përdoret fusnota dhe të sqarohet se kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Kosovës për Pavarësi.