SHBA, Meta-Engel: Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat

29-03-2012 / Gazeta 55
UPDATE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta po vijon takime në Kongresin dhe Senatin amerikan, ndërsa sot ai është pritur në një takim nga Kongresmeni Eliot Engel. Në takim është diskutuar për politikën në Shqipëri ku si zoti Meta ashtu edhe kongresmeni Engel ranë dakort se në Shqipëri duhet frymë më konstuktive dhe interesat e vendit duhet të vendosen mbi ato partiake. Gjithashtu Meta dhe kongresmeni Engel kanë deklaruar se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon ku vëmendja u përqëndrua tek Kosova ku u ra dakort që ajo duhet të avancojë me axhendën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
...