E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, 90 minuta në barazimin e KSC

Karlsruher SC dhe Edmond Kapllani po e vazhdojnë sigurt rrugën drejt rikthimit në elitën e futbollit gjerman. Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare ka barazuar në fushën mysafire të Kaiserslautern me rezultatin 1:1 për të vazhduar të kryesojnë në renditjen e Bundesliga 2. Shqiptari Kapllani, që është golashënuesi i dytë i KSC dhe Bundsliga 2 me 9 gola të shënuar, është aktivizuar aktivizuar si titullar në këtë përballje dhe ka luajtur gjithë ndeshjen, por pa arritur që të gjejë rrugën e golit.
Karlsruher SC kryeson kategorinë e dytë të kampionatit gjerman me 42 pikë të fituara në 19 ndeshje, duke lënë prapa me pesë pikë ndjekësit e Hansa Rostock. Në xhiron e ardhshme skuadra e shqiptarit do të luajë në stadiumin vendas "Wildparkstadion" kundër modestëve të Kickers Offenbach.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›