E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani e ka valixhen gati

Më në fund edhe Edmond Kapllani mundi të festonte para tribunës ku ishin tifozët ultras të skuadrës së tij Karlsruhe. Kështu e ka nisur shkrimin dje një nga të përditshmet gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

Në një dorë shqiptari mbante një parullë, në të cilën lexohej: “Yes we can” (Po ne mundemi), dhe me dorën tjetër përshëndeste mbështetësit e ekipit.

Fansat e kishin një motiv që e përdornin sloganin e Presidentit të ardhshëm të Amerikës, Barak Obama. Nënte herë radhazi ata nuk kishin fituar dhe kjo bëri që të binin në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën ata mundën të fitonin 1-0 ndaj Bremenit dhe pankarta shpjegonte se ata mundeshin të fitonin dhe të luanin futboll të bukur.

Askush nuk ishte i gëzuar si Kapllani për këtë fitore. Kjo, për faktin se ai humbi një rast të pastër për të shënuar, kur tre metra larg portës së boshatisur nuk e çoi dot topin në rrjetë.

Moseficensa e tij e ka detyruar klubin të kërkojë një sulmues tjetër në merkato. Kjo, sipas shtypit gjerman, ndoshta do të thotë se shqiptari duhet të bëjë gati valixhet. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›