E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj e Anorthosis, në ferrin grek

Arjan Beqaj duket plotësisht i rikuperuar pas dëmtimit në gju dhe tashmë është i gatshëm për të luajtur me Anorthosis Famagustan.  

Pas thuajse një muaji mungesë, portieri i kombëtares shqiptare pritet të aktivizohet si titullar në sfidën e sotme kundër Panathinaikosit, ndeshja e fundit në Grupin B të Ligës së Kampioneve.

Qipriotëve u nevojiten me patjetër tri pikët për të qëndruar në këtë aktivitet, ose të shpresojnë se Interi do të mposhtë Verderin në Gjermani për të luajtur të paktën në Kupën UEFA.

Beqaj nuk harroi të përmendte as atmosferën në stadiumin “Spiro Luis” të Athinës. Tifozët helenë do të bëjnë të pamundurën që Anorthosis të ndihet si në “ferr”, por kjo nuk e tremb 32-vjeçarin, që do të luajë ndeshjen e jetës.

“Presim një ndeshje të fortë, edhe atmosfera do të jetë e nxehtë, por jemi mësuar me gjëra të tilla e nuk duhet ta humbasim përqendrimin. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe tifozeria është shqetësimi ynë i më i vogël”.

Në fund, ai foli edhe për shanset e kampionëve të Qipros për të qëndruar në Champions: “Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme, do të japim maksimumin. Është shansi i jetës për ne dhe nuk do të dorëzohemi pa luftuar. Fakti që jemi në lojë deri në takimin e fundit, është gjëja më e mirë që na ka ndodhur”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›