E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi i Niang shqetëson Canën

Kapiteni shqiptar i Olimpik Marsejës, Lorik Cana, predikon se skuadra e tij është goditur nga një sërë problemesh gjatë fundjavës.

Mes tyre është edhe mungesa e sulmuesit Mamadou Niang. Futbollisti i kombëtares së Senegalit do të duhet të qëndrojë jashtë fushave deri në fundin e muajit janar, për shkak të një frakture në këmbë gjatë ndeshjes së të shtunës, të fituar nga Marseja me rezultatin 2-1 ndaj Nicës.

Pas Xhibril Sise, i larguar në verë në drejtim të Sanderlandit, Niang mbeti sulmuesi i vetëm cilësor i skuadrës së Marsejës. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Baky Kone, nuk është lojtari kryesor i sulmit të OM-së, ndërsa të riut Mamadou Samassa i duhet ende shumë kohë për të demonstruar aftësitë e veta në skenën e madhe ndërkombëtare.

Kjo ka bërë që Cana t’i trembet situatës aktuale. “Marseja ndryshon shumë kur e ka Niangun në fushë, në krahasim me rastet kur nuk e ka. Dhe për momentin ne nuk mundemi ta zëvendësojmë. Nuk kemi asnjë të profilit të njëjtë me të. Mamadou është i fuqishëm dhe ka ritëm. Ai vinte edhe në ndihmë të mbrojtjes. Ndërsa Samassa nuk është ambientuar ende. Prandaj ky është një problem i madh për ne”.

Megjithatë, trajneri Erik Geret është qetësuar disi, pasi tre nga 6 javët e mungesës së Niang, do të jetë pushim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›