Reali i Madridit pëson humbjen e radhës në Primera Divizion
Madrid - Reali i Madridit mori një tjetër grusht të fortë në kampionatin spanjoll. Madrilenët pësuan një tjetër humbje, këtë herë nga Sevilja, përpara tifozëve të vet. Kjo është humbja e katërt për Realin në këtë kampionat, humbje e cila e detyron të dalë nga zona e Ligës së Kampionëve. Djemtë e Shusterit aktualisht ndodhen në vendin e pestë me 26 pikë, ndërkohë që Barcelona e vendit të parë ka grumbulluar 35 pikë.
Kampionët do ta fillonin ndeshjen kundër Seviljas me dy raste të pastra për të shënuar, por mundësitë nuk u shfrytëzuan. Pa humbur shumë kohë, skuadra e Seviljas shënon me Korreiran që në minutën e tretë. Reagimi i vendasve vjen në minutën e 18’ me Ralin, i cili vendos barazpeshën.
Përpara se të mbyllej 45 minutëshi i parë, andaluzët shënojnë dy herë të tjera, duke i dhënë mundësinë madrilenëve të mësohen me humbjen që në këtë përfundim pjese. Romaniç shënon në minutën e 22’, dhe Kanute i çon shifrat në tre në të 39’.
Në pjesën e dytë, për hir të së vërtetës, Reali do të tregonte një shpirt të lartë gare, ku megjithëse ndodhej në disavantazh të dy golave arrin të barazojë shifrat. Në harkun e 10 minutave kampionët do të shënonin me Higuain në minutën e 62’, dhe Gagon në të 69’.
Menjëherë pas barazimit skuadra e Realit krijoi edhe mundësi të tjera, por ishte portiere i Seviljas ai që nuk i lejon kampionët të kalojnë në avantazh.
Në vazhdimësinë e Realit për këtë sfidë ndikoi shumë dalja jashtë e Robenit me dy kartonë të verdhë. Sevilja përfiton nga epërsia numerike dhe shënon golin e katërt me Renaton në minutën e 85’. Ky gol do të rezultonte deçiziv deri në fund për fatin e fituesit të këtij takimi.
Sevilja arrin t’i marrë vendin e katërt skuadrës së Realit, me një pikë më shumë. Andaluzët kanë 27 pikë, ndërsa kryeqytetasit nuk i luajnë shifrat e tyre prej dy javësh. Sevilja do të presë në javën e ardhshme rivalin direkt, Vilarrealin e vendit të dytë. Vilarreali ka aktualisht 29 pikë, dhe një fitore e Seviljas do të përkthej me vendin e dytë. Reali nga ana tjetër do të ketë një provë ferri me Barcelonën në momentin e tij më të papërshtatshëm.